GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Paketa e re e prokurimeve publike, Rama: Janë konstatuar probleme gjatë 2020-ës, gjoba dhe masa disiplinore për punonjësit

09:29 - 13/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paketa e re e prokurimeve publike, Rama: Janë konstatuar probleme gjatë 2020-ës, gjoba dhe masa disiplinore për punonjësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa prezantoi paketën e re të prokurimit publik, kreu i qeverisë bëri një bilanc të institucioneve në raport me procedurat e prokurimit publik. Rama tha se gjatë vitit 2020 dhe gjashtë mujorit të parë të 2021, për të gjitha institucionet rezulton se janë asistuar 936 procedura të publikura në SPE, ndër to 70 % kanë rezultuar problematike në hartimin e kritereve, dhe për këtë arsye institucionet përkatëse i janë dërguar rekomandime.

“20 % e institucioneve nuk kanë reaguar dhe ose nuk kanë reflektuar nga rekomandimet e agjencisë së prokurimit publik. Është e padiskutueshme që mos reagimi ndaj tyre me shkrim, për të vënë në diskutim me argumenta një pikë apo njëj tjetër, është cënim flagrant i etikës shtetërore.

Të gjithë e dimë që në problematikën e prokurimeve armiku kryesor janë kriteret e qepura me dorë për kualifikim që ndikojmë në uljen e pjesë marrjes. Nga shqyrtimi i të dhënave në lidhje me numrin e ofertave, janë asistuar nga APP, përgjatë 2020 dhe janar qershor të këtij viti, 936 procedura dhe mesatarja e ofertave të kualifikuara është 2. 56.

Ndër to 17 % kanë rezultuar problematike, nga 24 institucione 21 prej tyre 30-50 të procedurave i kanë vetëm me një operator ekonomik. Pavarësisht se procedura është e hapur. Janë hetuar 57 procedura prokurimi ajo që ka rëndësi është se janë konstatuar probleme në përllogaritjen e fondit limit, kritere kualifikimi pa lidhje me objektin e kontratës, fitues që nuk plotësojnë kriteret.

Janë dënuar me gjobë 41 punonjës dhe masë 91 punonjës. Shifrat mund të duken të vogla, por nëse e shohim perceptimin publik për tenderat pamja është madhështore për nga negativiteti i saj. Sidoqoftë, në këtë moment është shumë e rëndësishme të bëhet një analizë serioze e kapaciteteve të burimeve njerëzore. Bie në sy niveli i ulët i kuptimit të vetë procesit, që më pas krijon një efekt zinxhir dhe degradon procesin në rezultate të shëmtuara. Qëllimi madhor i kësaj përpjekjeje është që në këtë vend mos i hahet haku askujt dhe kush e ka me hak të marrë hakun kush nuk e ka të mos marrë hakun e dikujt tjetër.

Është shumë më e lehtë të thuhet se të bëhet se procesi është në vetvete i ndërlikuar, për të cilin edhe vetë BE vijon të kërkojë rrugë në mjete ligjore për ta përsosur por është plotësisht e mundur që në një kohë të shkurtër ky shtet të kalojë në një nivel tjetër në fushën e prokurimeve publike.” u shpreh Rama.

Etiketa: Edi Ramaprokurime publike

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Përleshje masive mes bandave shqiptare në Greqi, humb jetën një 27-vjeçar pasi u qëllua me thikë

Përleshje masive mes bandave shqiptare në Greqi, humb jetën një 27-vjeçar pasi u qëllua me thikë

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com