GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ruçi pret ministrin kroat të Transportit: Mirënjohje për hapësirat e krijuara për diasporën shqiptare në Kroaci

09:57 - 13/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ruçi pret ministrin kroat të Transportit: Mirënjohje për hapësirat e krijuara për diasporën shqiptare në Kroaci
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ministrin e Çështjeve Detare, Transportit dhe Infrastrukturës së Kroacisë, Oleg Butković, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Tiranë.

Kryetari Ruçi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilat po zhvillohen në frymën e Partneritetit Strategjik, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar më 04 dhjetor 2018 nga Kryeministrat Rama dhe Plenković. Ruçi falenderoi qeverinë kroate edhe për vendimin e saj të 1 korrikut për dhurimin e 20 mijë vaksinave anticovid për Shqipërinë.

“Trilaterali midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi, është një nga shembujt më të mirë të bashkëpunimit politik mes vendeve tona dhe në rajon, veçanërisht në zhvillimin e disa sektorëve si mjedisi, siguria dhe infrastruktura. Shqipëria dhe Kroacia kanë gjithashtu vizion të njëjtë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE. Ne falenderojmë Presidencën Kroate të BE për mbajtjen Samitit të Zagrebit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor (on line, më 6-7 maj 2020), i cili tregoi përkushtimin e palëkundur të BE-së për të mbështetur transformimin politik, ekonomik dhe shoqëror dhe integrimin europian të rajonit, mbështetje e cila shpreh edhe nje herë në Samitin on line më 5 korrik 2021”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Duke marrë shkas nga prania në delegacion edhe e deputetes shqiptare, znj. Ermina Lekaj Prljaskaj, përfaqësuese e pakicave në parlamentin e Kroacisë, Kryetari Ruçi shprehu mirënjohjen për hapësirat e krijuara për diasporën shqiptare në Kroaci dhe nxitjen e kontributit të saj për zhvillimin e Kroacisë si edhe për forcimin e miqësisë midis dy popujve tanë.

Ministri Oleg Butković falenderoi Kryetarin Ruçi për vlerësimet për bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kroacisë dhe i transmetoi përshëndetjet dhe falenderimet e Kryetarit të Parlamentit, Gordan Jandroković, dhe të Kryeministrit, Andrej Plenković, për nxitjen dhe mbështetjen e bashkëpunimit dypalësh. “Kroacia është e vendosur që t’i çojë deri në fund projektet e saj të zhvillimit dhe të infrastrukturës, të cilët kanë impakt pozitiv në rajon dhe në Shqipëri, si edhe për mbështetjen e integrimti europian të Shqipërisë”, theksoi Ministri Butković.

Kryetari Ruçi dhe Ministri Butković shkëmbyen mendime edhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e transportit, turizmit, agroturizmit, energjisë, legjislacionit të investimeve dhe të integrimit evropian, sektorit bankar etj.

Etiketa: gramoz ruciministri kroat

Lajme të lidhura

Berisha mesazh Ramës: Ty dhe ministrave do t’ju merret çdo pasuri
Politikë

Berisha mesazh Ramës: Ty dhe ministrave do t’ju merret çdo pasuri

19:20 - 16/02/26
“Oficerja u hoq si psikologe tek të rinjtë e arrestuar…”/ Berisha-policëve: Mos zbatoni urdhrat…
Politikë

“Oficerja u hoq si psikologe tek të rinjtë e arrestuar…”/ Berisha-policëve: Mos zbatoni urdhrat…

19:10 - 16/02/26
Reuters shkruan për nismën: Rama kërkon të ndalojë gjykatat të shkarkojnë ministrat
Politikë

Reuters shkruan për nismën: Rama kërkon të ndalojë gjykatat të shkarkojnë ministrat

18:22 - 16/02/26
Para
Kjo është Johanna Leia, e dashura e re e Drake

Kjo është Johanna Leia, e dashura e re e Drake

TË FUNDIT

Shembjet tek Amfiteatri i Durrësit, ja harta e shtëpive që do të preken
Ekonomi & Sociale

Shembjet tek Amfiteatri i Durrësit, ja harta e shtëpive që do të preken

19:58 - 16/02/26

Rijetëzimi i Qendrës Historike të Durrësit, i njohur si projekti TID, është një ndërmarrje e shumëdebatuar që synon shembjen e...

Lexo më shumë
SPAK godet Call-Centerat në Tiranë, pranga një italiani në Portin e Durrësit

SPAK godet Call-Centerat në Tiranë, pranga një italiani në Portin e Durrësit

19:46 - 16/02/26
Mbreti Charles III uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë: Bashkëpunimi mes vendeve edhe më i fortë

Mbreti Charles III uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë: Bashkëpunimi mes vendeve edhe më i fortë

19:39 - 16/02/26
“Mami, çfarë i bëra shokut tim”/ Aksidenti që i mori jetën 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, flet shoku i klasës

“Mami, çfarë i bëra shokut tim”/ Aksidenti që i mori jetën 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, flet shoku i klasës

19:31 - 16/02/26
Berisha mesazh Ramës: Ty dhe ministrave do t’ju merret çdo pasuri

Berisha mesazh Ramës: Ty dhe ministrave do t’ju merret çdo pasuri

19:20 - 16/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com