GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dalin përgjimet që nxorrën zbuluar juristin e Kadastrës së Durrësit dhe biznesmenin për çertifikatat e falsifikuara

07:47 - 15/07/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
Dalin përgjimet që nxorrën zbuluar juristin e Kadastrës së Durrësit dhe biznesmenin për çertifikatat e falsifikuara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e djeshme, u arrestua juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho, pasi ka hipotekuar një objekt që nuk ishte ndërtuar.  Juristi ka hipotekuar ndërtesën dhe truallin 2 mijë metra, duke marrë si tipologji dokumentacionin e një dosje tjetër hipotekore me Nr.220620, që është një shtëpi në fshatin Vrinë, të njësisë administrative Rrashbull.

E gjithë procedura është kryer me dokumenta të falsifikuara, duke filluar nga leja e legalizimit, një mandat bankar në Durrës dhe një çertifikatë hipotekore, dhe për këtë është përdorur dhe photoshipi.

Zyrtari i Hipotekës dhe tre persona të tjerë me në krye biznesmenin nga Fieri, Ilias Fisheku, kanë hipotekuar ndërtesën nuk e kishin ngritur akoma.

Pasi kanë marrë dokumentacionin fals, atëherë biznesmeni i dënuar më parë, Ilias Fisheku dhe dy punëtorët e tij, Erion Valiko dhe Rakip Haxhiu, kanë ngritur një lokal të quajtur “Station” në Durrës.

Ndërtimi ka filluar në muajin prill 2021,pas miratimit nga ana e bashkisë Durrës, të deklaratës paraprake për kryerje punimesh, duke vendosur një çati pa themele, me materiale të çmontueshme dhe pa mure.

Zbulimi i këtij skandali që ditën e djeshme çoi në burg zyrtarin e Hipotekës, biznesmenin Fisheku dhe dy personat e tjerë Erion Aliko dhe Rakip Haxhiu, është zbuluar pas një letre anonime të dërguar me postë në Drejtorinë e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Sipas dosjes hetimore, thuhet se në Drejtorinë për Krimet Ekonomike e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, është dërguar një informacion së bashku me dokumentet bashkëlidhur, të cilat tregojnë për regjistrimin e një pasurie të paluajtshme prej 2000 m2, tokë truall të përfituar me falsifikim të dokumenteve në fshatin Vrinë, Njësia Administrative Rrashbull, Durrës.

Pasuria në fjalë, thotë denoncuesi, është regjistruar në bazë të lejës së legalizimit me nr.220620 datë 25 korrik 2016 në emër të Erion Aliko dhe Rakip Haxhiu dhe dokumentacioni për regjistrimin e kësaj pasurie ndodhet i fotokopjuar dhe jo origjinal.

Çështja e këtij denoncimi anonim i është përcjellë në Durrës prokurorit Madrid Kullolli, i cili pasi filloi të marrë në pyetje personat protagonistë të kësaj dosje, njëherësh filloi dhe ti përgjojë bisedat e tyre telefonike.

Mes bisedave të përgjuara Erion Aliko bisedon me juristin e Hipotekës dhe të dy së bashku zhvillojnë këtë bisedë si më poshtë:

BISEDA:

Juristi: Erion ti e ke me leje faktikisht eee?

Erioni: Po.

Juristi:Thjesht vendi eeee, po çfarë të kushton shtrenjtë për ta spostu, është punë e madhe?

Erioni: I bie 10 metër më mbrapa.

Juristi: Të kuptoj, 10 metër nga mbrapa nuk të prish asnjë punë ty sepse të del oborri shkëlqyer ty, bile duhet ta kishe bërë vetë ti atë, është më e bukur ku të thonë ato, por a është e sigurt kjo që është gabim në vendosje?

Erioni: Po e sigurt.

Juristi: Po pse se ka parë inxhinieri në fillim kur e ka bërë lokalin?

Erioni: Ik o Domenikë, të lutem mos më kërko llogari, u bë si u bë, në rrethana e përshtata, kur i pamë letrat nuk ishte atje.

Juristi: Jo po them a e ke parë me inxhinierë, se inxhinierët i kuptojnë gjërat.

Erioni: He Ladi.

Fisheku: He mor djalë çfarë bëhet?

Erioni: Asgjë, ja kështu.

Fisheku: A je më i qetë?

Erioni: Hajt mor mirë, mirë.

Fisheku: Çfarë thanë ndonjë gjë?

Erioni: Po hiç, po presim të na marrin në telefon.

Fisheku: Ajo…….. avokatja.

Erioni: Po.

Fisheku: Çfarë të ketë më thuaj, se do e marr dhe vetë në telefon nga darka.

Në orët e darkës Erioni telefonohet nga biznesmeni Fisheku, dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon:

Erioni: Hë Ladi.

Fisheku: Pate problem me ato?

Erioni: Jo Jo.

Fisheku: Për mirë apo për keq, e mbylle faqen të paktën?

Erioni: I thashë mbarom punë ti kam, mbarova punën.

Fisheku: U ndave në rregull?

Erioni: Në rregull ndahem kur të kem letrat në dorë, si puna jote më jep dokumentin në dorë dhe jam në rregull.

Nga transkripti i përgjimeve telefonike të kryer nga numri i Rakip Haxhiut dhe biznesmenit Ilias Fisheku, mes këtij të fundit dhe një personi me emrin Shyqo, zhvillohet biseda si më poshtë vijon:

Haxhiu: Ja fol me Shyqon.

Fisheku: Isha me një mik dhe do  kap nga brirët gjëja dhe ja shpjegova pak a shumë gjërat, 1, 2, 3, 50, dhe më tha më jep vetëm një kopje të asaj letrës së prokurorisë dhe jo tjera.

Shyqo: Një kopje të….

Fisheku: Që është harta e falsifikuar.

Shyqo: A don vendimin ti ee?

Fisheku: Po shkoj bëj një fotokopje dhe ja jep.

Shyqo: Vendimin që ka bërë hetimin eeeee?

Fisheku: Po po, të prokurorisë sepse e kërkon ai miku lart.

Shyqo: Për akt ekspertimi ska nevojë eeee?

Fisheku: Çfarë letrash të kesh jepja që ti shikojë ai miku lart.

Etiketa: biznesmenhipotekajuristiKadastra

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Skandali në Ministrinë e Brendshme, ja si 2 mijë euro “fundosën” zv/ministren Rovena Voda, përgjimet zbulojnë dhe emrin e prokurorit Karriqi

Skandali në Ministrinë e Brendshme, ja si 2 mijë euro “fundosën” zv/ministren Rovena Voda, përgjimet zbulojnë dhe emrin e prokurorit Karriqi

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com