GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Takimi i dytë i Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel, Lajçak: I vështirë, arritëm shumë pak progres!

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi i dytë i Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel, Lajçak: I vështirë, arritëm shumë pak progres!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Miroslav Lajçak, Përfaqësues Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, e ka vlerësuar të vështirë dhe me shumë pak progres takimin e dytë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Lajçak, që së bashku me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Joseph Borrell, ishin pjesë e këtij takimi, tha se dy delegacionet diskutuan disa propozime konkrete, mirëpo rezultati i vetëm që mund të raportojë është se dialogu do të vazhdojë.

“Takimi u zhvillua vetëm një muaj pas takimit të tyre të parë në kuadër të dialogut këtu në Bruksel. Takimi ishte i vështirë dhe demonstroi qasje shumë të ndryshme të të dy palëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si pasojë, ne arritëm shumë pak progres sot. U diskutuan disa propozime konkrete, mirëpo rezultati i vetëm që mund të raportoj sot është se dialogu do të vazhdojë”, tha ai.

Palët ranë dakord që negociatorët kryesorë do të zhvillojnë takime mbi baza mujore, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për të adresuar çështjet aktuale dhe për të përgatitur takime të nivelit të lartë kur është e përshtatshme.

“Për më tepër, të dy udhëheqësit ranë dakord të takohen përsëri në shtator. Për ne, Bashkimin Evropian, është e rëndësishme të nënvizojmë se e ardhmja evropiane për Serbinë dhe Kosovën varet nga normalizimi i marrëdhënieve të tyre. Prandaj, ne presim që të dy palët të punojnë së bashku për të kapërcyer të kaluarën dhe për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura midis tyre”, tha Lajçak pas takimit Kurti-Vuçiç.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti tha se ka paraqitur një marrëveshje për paqe por që është refuzuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq ende pa u lexuar.

Ndërkohë, edhe presidenti serb akuzoi Kurtin për kthim në shekullin e 19-të.

Lajme të lidhura

Vjedhje spektakolare në muzeun e Vjenës, grabitet gjerdani me 673 diamante i Mbretëreshës Nazli
Botë

Vjedhje spektakolare në muzeun e Vjenës, grabitet gjerdani me 673 diamante i Mbretëreshës Nazli

15:29 - 28/08/26
Familja shqiptare humbi 3 fëmijë nga zjarri në Florida, fqinjët: Ikën me lotari për një jetë më të mirë
Aktualitet

Familja shqiptare humbi 3 fëmijë nga zjarri në Florida, fqinjët: Ikën me lotari për një jetë më të mirë

12:53 - 28/08/26
Rrufeja godet Kullën ikonike të Sahatit në Mekë
Botë

Rrufeja godet Kullën ikonike të Sahatit në Mekë

22:16 - 27/08/26
Para
Aleati i Bashës sulmon SPAK-un: Sapo të kemi prova, nis hetimi

“Vjedhja ka ndodhur ne menyre te padiskutueshme”, Aleati i Bashës: Zgjedhjet e 25 prillit, argumentet mbeten ne ajër

TË FUNDIT

Leo Messi ka një trajner të ri, Kily Gonzalez merr drejtimin e Inter Miamit
Sport

Leo Messi ka një trajner të ri, Kily Gonzalez merr drejtimin e Inter Miamit

19:09 - 28/08/26

Cristian Alberto ‘Kily’ Gonzalez është zgjedhur trajner i ri i Inter Miami të Lionel Messi-t. Klubi amerikan ka zyrtarizuar këtë...

Lexo më shumë
Çfarë po ndodh? Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

Çfarë po ndodh? Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

18:48 - 28/08/26
Erion Veliaj ‘shkarkon’ nga burgu Anuela Ristanin si kryetare e komanduar e Bashkisë Tiranë: Nuk ka zbatuar urdhrat

Erion Veliaj ‘shkarkon’ nga burgu Anuela Ristanin si kryetare e komanduar e Bashkisë Tiranë: Nuk ka zbatuar urdhrat

18:43 - 28/08/26
U la në “arrest me burg”/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për Ergys Agasin, ja akuzat që rëndojnë ndaj biznesmenit

U la në “arrest me burg”/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për Ergys Agasin, ja akuzat që rëndojnë ndaj biznesmenit

18:33 - 28/08/26
Në krah të presidentit të UEFA-s nga Monako, Armand Duka ‘bekon’ suksesin e Egnatias me një mesazh special

Në krah të presidentit të UEFA-s nga Monako, Armand Duka ‘bekon’ suksesin e Egnatias me një mesazh special

17:57 - 28/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com