GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Gati për zbulime të mëdha arkeologjike, nis puna për gërmime të reja në Mozaikun e Tiranës

në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gati për zbulime të mëdha arkeologjike, nis puna për gërmime të reja në Mozaikun e Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Kulturës së bashku me institucionet në varësi të saj ka nisur procedurën për rinisjen e gërmimeve në zonën e Mozaikut të Tiranës. Para pak muajsh Bashkia e Tiranës nisi punën në këtë zonë për rikualfikimin, por më pas punimet u pezulluan për shkak të një kërese nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, sepse më të u gjendën disa mbetje arkeoogjie të një rëndësie të veçantë. Tashmë, Ministria e Kulturës parashikon që të bëhen gërmime arkeologjike dhe një sondazh arkeologjik, në disa zona si brenda po ashtu edhe jashtë Mozaikut të Tiranës.

“Nevoja për kryerjen e gërmimit arkeologjik lind për shkak të evidentimit të potencialit të lartë arkeologjik të sondazheve të realizuara jashtë rrethimit të Mozaikut si dhe faktit që gërmimet arkeologjike të vitit 2008 brenda rrethimit, janë ende të pa përfunduara. Gjithashtu, nisur nga potenciali i evidentuar në pronën me nr. 6/111, ku në sipërfaqe gjendet një sasi e madhe qeramike si dhe gjurmë muresh, u pa e nevojshme kryerja e një sondazhi arkeologjik.

Sipërfaqja e përgjithshme në të cilën parashikohen gërmimi arkeologjik dhe sondazhi arkeologjik shkon rreth 815 m², e cila përkon me hapësirën e planifikuar për Fazën 1 dhe Fazën 2”, sqaron ministria.

Mozaiku i Tiranës identifikohet si një pjesë e rëndësishme e kulturës së kryeqytetit, sepse është i vetmi monument arkeologjik në qytetin e Tiranës. Ky projekt ka si qëllim ta bëjë këtë pikë të vizitueshme dhe t’i kthehet sërish banorëve të Tiranës dhe vizitorëve.

Zbulimi i mozaikut u bë në periudhën e komunizmit në vitin 1972, pasi u mor vendimi që të ndërtohej një bllok banimi dhe rastësisht gjatë punimeve u zbulua kjo vepër.

Ky mozaik përmban motive floreale dhe gjeometrike gjithashtu edhe motive tipike të Krishtërimit të hershëm, sikurse janë gërsheti i stilizuar, rozetat e peshqit. Mozaiku gjithashtu është shembull shumë domethënës i lashtësisë urbane të këtij territori.

Etiketa: Mozaiku i Tiranes

Lajme të lidhura

Koncerti i Kanye West, Qeveria thirrje pjesëmarrësve: Përdorni linjën e dedikuar për të shmangur trafikun
Art & Kulturë

Koncerti i Kanye West, Qeveria thirrje pjesëmarrësve: Përdorni linjën e dedikuar për të shmangur trafikun

17:26 - 09/07/26
Kazazi: Rama jep miliona euro për spektakle, ndërsa artistët shqiptarë janë pa status dhe mbështetje
Aktualitet

Kazazi: Rama jep miliona euro për spektakle, ndërsa artistët shqiptarë janë pa status dhe mbështetje

13:02 - 08/07/26
Ndahet nga jeta aktori i njohur Koço Qendro, ikona e teatrit dhe kinematografisë shqiptare
Aktualitet

Ndahet nga jeta aktori i njohur Koço Qendro, ikona e teatrit dhe kinematografisë shqiptare

14:45 - 04/07/26
Para
Librazhd/ Tri automjete përplasen me njëra-tjetrën, bllokohet qarkullimi rrugor

Librazhd/ Tri automjete përplasen me njëra-tjetrën, bllokohet qarkullimi rrugor

TË FUNDIT

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale
Breaking Views

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26

Kryeministri Edi Rama ka bërë një lëvizje tjetër në rrjetet e tij sociale, ku pas përditësimit të fotos së profilit këtë...

Lexo më shumë
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26
Edhe turistët i bashkohen revoltës te Kryeministria, qytetari suedez: Merrni fatet e kombit në dorë!

Edhe turistët i bashkohen revoltës te Kryeministria, qytetari suedez: Merrni fatet e kombit në dorë!

20:26 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com