GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Janë në rrezik”, BE: Sundimi i ligjit dhe liria e mediave po kërcënohen në Hungari dhe Poloni

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Belgjika në zi/ Katastrofa natyrore me 196 viktima, Gjermania premton ndihma për përmbytjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Liria e mediave dhe pavarësia e gjyqësorit janë duke u përballur me kërcënime në rritje në Hungari dhe Poloni, derisa korrupsioni mbetet sfidë e madhe për të dyja vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ka thënë Komisioni Evropian, në raportin e ri për sundim të ligjit.

Bashkimi Evropian ka thënë vazhdimisht se standardet demokratike janë duke u sfiduar në Hungari dhe Poloni.

Komisioni Evropian ka përmendur edhe Slloveninë, e cila aktualisht udhëheq presidencën e bllokut me 27 anëtarë, për shkelje të lirive të mediave lokale, duke përmendur ngacmimet online dhe kërcënimet kundër gazetarëve sllovenë.

“Ka vend për shqetësim serioz në një numër të vendeve anëtare, sidomos kur është fjala për pavarësi të gjyqësorit”, ka thënë Vera Jourova, nën-presidente e Komisionit për Vlera dhe Transparencë.

Në raport është thënë se Polonia nuk përmbush standardet në sistemin e drejtësisë, kornizën kundër korrupsionit dhe lirinë e mediave.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka thënë javën e kaluar se një dhomë disiplinore e Gjykatës Supreme në Poloni nuk garanton paanshmëri dhe pavarësi dhe cenon pavarësinë e gjyqësorit.

Në raport është veçuar edhe Hungaria për mungesë të masave joadeukate për luftim të korrupsionit, derisa është paralajmëruar se liria e mediave dhe pluralizmi “janë në rrezik”.

Në Hungari, “rreziqet nga klientelizmi, favorizimet dhe nepotizmi në administratën publike, si dhe rreziqet që lidhen me biznese dhe figura politike, vazhdojnë të mos adresohen”, është thënë në përmbledhje të raportit.

Këto përfundime kërcënojnë të përballin Varshavën dhe Budapestin me pasoja serioze.

Një mekanizëm i krijuar vitin e kaluar, pas shqetësimeve në rritje për këto dy vende të Evropës Qendrore, lidh nivelin e sundimit të ligjit me fondet e BE-së, duke i mundësuar Brukselit të bllokojë paratë në rast të shkeljeve të rënda. /REL

Lajme të lidhura

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?
Botë

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26
Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit
Botë

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

15:29 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26
Para
Anthony Joshua rikthehet shumë shpejt në ring

Anthony Joshua rikthehet shumë shpejt në ring

TË FUNDIT

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt ambasadës së Malit të Zi
Aktualitet

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt ambasadës së Malit të Zi

20:45 - 11/09/26

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit pritet të marshojnë drejt Ambasadës së Malit të Zi në Tiranë. Marshimi do...

Lexo më shumë
Arben Kola: Ramës i ka hyrë tmerri nga rikthimi i mërgatës, ka penguar atdhetarët tanë në Mal të Zi

Arben Kola: Ramës i ka hyrë tmerri nga rikthimi i mërgatës, ka penguar atdhetarët tanë në Mal të Zi

20:31 - 11/09/26
Aktivisti Mirjan Aliaj: Rama rrethohet nga qeveria e krimit dhe mbahet në pushtet nga një kastë e inkriminuar

Aktivisti Mirjan Aliaj: Rama rrethohet nga qeveria e krimit dhe mbahet në pushtet nga një kastë e inkriminuar

20:26 - 11/09/26
Trafik droge nga Kolumbia, mes shqiptarëve të arrestuar në Greqi, edhe i kërkuari nga Tirana për vrasje

Trafik droge nga Kolumbia, mes shqiptarëve të arrestuar në Greqi, edhe i kërkuari nga Tirana për vrasje

20:25 - 11/09/26
“Marr 200 mijë lekë pension, jam i sëmurë”/ Protestuesi: Çfarë bese do ky? Na ka degdisur rrugëve të botës

“Marr 200 mijë lekë pension, jam i sëmurë”/ Protestuesi: Çfarë bese do ky? Na ka degdisur rrugëve të botës

19:56 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com