Tirana vijon të jetë active në merkato teksa së fundmi ka zyrtarizuar goditjen e futbollistit Engjëll Hotin.
Marrëveshja mes palëve ishte arritur me kohë, por gjithçka është zyrtarizuar me mbylljen e aventurës evropiane të Llapit. Fantazisti, që pritet të zëvendësojë Torassan ka firmosur për 2 vite.
POSTIMI I KLUBIT – Mirësevjen Engjëll Hoti! Klubi i Futbollit Tirana rrit kontigjentin e saj me futbollistin më të ri, Engjëll Hoti.
Mesfushori me tipare sulmuesi i bashkohet skuadrës si një përforcim i mirë dhe do të jetë pjesë e saj për 2 sezonet e ardhshme.