GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dyshohet se ka shkaktuar aksidentin tragjik në Kroaci, Prokuroria merr sot vendim për shoferin e autobusit

07:09 - 27/07/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Dyshohet se ka shkaktuar aksidentin tragjik në Kroaci, Prokuroria merr sot vendim për shoferin e autobusit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shoferi i autobusit të kompanisë “Deva Tours” nga Gjakova, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin në Sllavonski Brod të dielën, ku mbetën të vdekur 10 persona, ndërkaq mbi 40 të lënduar, sot do të dalë sërish para prokurorisë, ku do të vendoset për masën e paraburgimit ndaj tij, raporton Gazeta Express

Ai dje është mbrojtur në heshtje, ndërkaq i është caktuar një avokat, sipas detyrës zyrtare.

Drejtuesi i autobusit është mbrojtur në heshtje ka deklaruar për mediat kroate zëvendësprokurori i Shtetit për qarkun në Sllavonski Brod, Franjo Kopuniq.

Ai ka deklaruar se masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit do të vendoset të martën.

“Nuk e morëm mbrojtjen e tij. Do të merret një vendim mbi hetimin. Pas kësaj do të propozohet paraburgimi, mbi të cilën do të vendoset nesër”, tha ai dje.

Ndërkaq pasi është marrë në pyetje në Zyrën e Prokurorit, drejtuesi i autobusit ai është kthyer në mbajtje.

Siç raportoi policia, shoferi do të procedohet penalisht për dyshimin e kryerjes së veprës penale “shkaktimi i aksidentit të trafikut në trafikun rrugor”, për të cilin dënimi maksimal është deri në 15 vjet burgim, raporton Index.hr, transmeton Express.

Çfarë është vërtetuar deri më tani nga inspektimi?

Policia kroate tha e në orën 6:19 të mëngjesit të së dielës pranoi raportin e aksidentit në autostradën A3 Bregana-Lipovac, në korsinë jugore, afër qytetit Slavonski Brod.

Në deklaratën e Policisë është përshkruar se si autobusi me 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga autostrada.

“Gjatë hetimit, në prani të avokatit të shtetit, policia përcaktoi se aksidenti i trafikut ndodhi në atë mënyrë që një shtetas 52-vjeçar i Kosovës po voziste një autobus me dokumente dhe targa regjistrimi të Kosovës në korsinë jugore e A3 Bregana-Arruga nga perëndimi në lindje. Duke arritur në kilometrin e 211 të autostradës, shoferi nuk lëvizi në mes të korsisë së shënuar, por drejtoi automjetin në zonën me bar, dhe më pas autobusi u përmbys në anën e tij. Anëtarët e brigadave të zjarrfikësve dhe ekipet tjera emergjente ndërhynë në vendin e ngjarjes për t’i marrë trupat e të aksidentuarve”, thuhet në deklaratë.

Në këtë aksident trafiku, 10 persona vdiqën, 15 persona u lënduan rëndë, ndërsa 30 më lehtë. Të lënduarit u transportuan në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po mbahen për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e kishte shpallur të hënën ditë zie, për shkak të këtij aksidenti i cili ua mori jetën 10 personave, kryesisht mërgimtarë që po vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa prej ministrave ishte dje në Kroaci, ndërsa ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli kishte qenë paraprakisht në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po marrin trajtim mbi 40 persona.

Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë para aksidentit kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore.

Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.

Njëri nga shoferët i cili nuk po voziste në momentin tragjik, ka vdekur.

Shoferi i cili po voziste në momentin e rastit tragjik, e pranoi në Prokurori se për një moment e kishte zënë gjumi, dhe më pas autobusi kishte lëvizur fatalisht jashtë autostradës./GazetaExpress/

Etiketa: Kroacikronikeprokuroritragjik

Lajme të lidhura

Zhdukja e Jurgen Karajt/ Kërkimet ‘intensive’ të Vengut pa rezultat! Niset një ekip nga Kosova
Aktualitet

Zhdukja e Jurgen Karajt/ Kërkimet ‘intensive’ të Vengut pa rezultat! Niset një ekip nga Kosova

09:06 - 29/01/26
Parku fantazëm “Durana”, si Rama krijoi parajsën fiskale për “grupet kriminale” të AKSHI-t
Aktualitet

Parku fantazëm “Durana”, si Rama krijoi parajsën fiskale për “grupet kriminale” të AKSHI-t

08:30 - 29/01/26
Tepelenë/ Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, shoferi ndërron jetë
Aktualitet

Tepelenë/ Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, shoferi ndërron jetë

21:34 - 28/01/26
Para
Skandali me tenderin për uniformat e policisë/ Tetë të hetuarit më 30 korrik në Apel

Skandali me tenderin për uniformat e policisë/ Tetë të hetuarit më 30 korrik në Apel

TË FUNDIT

Zhdukja e Jurgen Karajt/ Kërkimet ‘intensive’ të Vengut pa rezultat! Niset një ekip nga Kosova
Aktualitet

Zhdukja e Jurgen Karajt/ Kërkimet ‘intensive’ të Vengut pa rezultat! Niset një ekip nga Kosova

09:06 - 29/01/26

Sot është dita e 20-të e kërkimeve për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se ka...

Lexo më shumë
Shfrytëzonin apartamentin për prostit*cion, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarë

Shfrytëzonin apartamentin për prostit*cion, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarë

08:43 - 29/01/26
Parku fantazëm “Durana”, si Rama krijoi parajsën fiskale për “grupet kriminale” të AKSHI-t

Parku fantazëm “Durana”, si Rama krijoi parajsën fiskale për “grupet kriminale” të AKSHI-t

08:30 - 29/01/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 29 Janar, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:59 - 29/01/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Janar 2026

07:44 - 29/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com