Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet skuadrës së Teutës dhe Inter Escaldes.
Kampionët e Shqipërisë humbën 0-2 në Durrës dhe sot kërkojnë përmbysjen e madhe dhe kualifikimin.
Skuadra e Edi Martinit ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 25-të. Asist i Sherif Kallakut nga krahu i majtë dhe finalizim i Sebino Plakut.
Sulmuesi 36-vjeçar u gjend në vendin e duhur, devijoi saktë topin në rrjetën e kampionëve të Andorrës dhe i dhuroi golin e shpresës Teutës. Durrsakët do të synojnë së paku edhe një gol në fraksionin e dytë për të dërguar ndeshjen në shtesë ose të realizojnë dy gola dhë të presin biletën për në fazën tjetër.