Mbrëmjen e sotme në orën 20:00 do të përballen për ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Conference League tre skuadra të trojeve shqiptare, Prishtina, Shkëndija dhe Drita ndërsa në 22:00 luan Shkupi.
Skuadra e Prishtinës do të luajë ndaj Connah’s Quay Nomads thjesht për formalitet, pasi në takimin e parë të zhvilluar midis tyre në stadiumin “Fadil Vokrri” triumfoi me rezultatin 4-1.
Shkëndija-Riga është takimi tjetër, ku skuadra tetovare e trajnerit Ernest Gjokës do të synojë të përmbysë rezultatin e parë, ku u mposhtën 2-0 nga letonezët.
Drita nga ana tjetër do të luajë në transfertë në Holandë, ku për të dytën herë do të përballet me ekipin e Feyenoord, pas një barazim historik 0-0 që arriti në Gjilan. Ndeshja e mbrëmjes së sotme është shumë vendimtare, pasi përcakton ekipin që do kualifikohet për në raundin e tretë të Conference League dhe fitora ndaj gjigandëve holandez do ishte një moment historik për Dritën.
Ndërsa në orën 22:00 do të luhet ndeshja Santa Clara-Shkupi, ku skuadra shqiptare do të tentojë të përmbysë rezultatin 3-0 të ndeshjes së parë midis tyre./Gijotina.com