GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

ILO: Pensionet e pleqërisë, mjeti kryesor për uljen e varfërisë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
ILO: Pensionet e pleqërisë, mjeti kryesor për uljen e varfërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga programet e mbrojtjes sociale që qeveria shqiptare përdor për të mbështetur shtresat më të varfra të shoqërisë, skema e pensioneve është më efikasja. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) publikoi së fundmi një studim, nëpërmjet të cilit sugjeron se si mund të rritet efikasiteti i fondeve publike për të ulur varfërinë. Skema e pensioneve, nëpërmjet rritjes së tyre, rezultoi si mjeti më efikas.

Duke studiuar fenomenin e varfërisë nga grupet moshore ILO vëren se, një pjesë e madhe e përfituesve të transfertave sociale (pensioneve dhe skemave të tjera të ndihmës financiare) janë të moshuar. Duke qenë se Shqipëria është përfshirë në një proces të shpejtë të plakjeje, ku popullsia mbi 65 vjeç pritet të arrijë në mbi 25% të popullsisë totale deri më 2050, sistemi i pensioneve pritet të luajë rol gjithnjë e më të rëndësishëm në uljen e varfërisë, në veçanti tek të moshuarit.

ILO raportoi se në vitin 2019, në Shqipëri përfituan pension të pleqërisë 729,816 persona, por ky numër do të rritet me tej. Nga ana tjetër masa e pensionit është shumë poshtë pagës mesatare në vend, çka e ekspozon popullsinë e vjetër në moshë ndaj fenomenit të varfërisë.

Numri i popullsisë që trajtohet me pension është më i lartë se personave që trajtohen me ndihmë ekonomike. Numri i vlerësuar i anëtarëve të familjeve që marrin ndihmë ekonomike është 8.0% e popullsisë më 2019, raporton ILO. Ky nivel është shumë më i ulët se përqindja e popullsisë që i ka të ardhurat nën 40% të mesatares kombëtare.

Organizata Ndërkombëtare e Punës sheh si mjet efikas për reduktimin e varfërisë përmirësimin e pagesës së pensioneve. Përmirësimi do të mund të arrihet duke marrë një seri masash që përfshijnë një reformë në tregun e punës, sidomos në drejtim të uljes së informalitetit.

Së pari, popullsia në moshë pune duhet të nxitet të punojë. Shqipëria duhet të ulë përqindjen e popullsisë joaktive, e cila po vjen në rritje pas pandemisë. Së dyti, duhet të ulet urgjentisht informaliteti alarmant në tregun e punës. Një studim në formën e anketës të realizuar nga ILO ka gjetur se, në tregtisë me pakicë, informaliteti arrin edhe në 80% dhe kamuflohet si punë pa pagesë në biznesin e familjes.

Gjithashtu ILO sugjeron aplikimin e një skeme nga qeveria shqiptare që të ndalojë nënraportimin në fushën e pagave. Më shumë se 34% e të punësuarve paguajnë sigurime me pagë minimale, ndërkohë që në realitet, pagesat janë më të larta. Në Shqipëri, aplikohet gjerësisht paga e zarfit për të shmangur taksat. Ekspertët gjithashtu sugjeruan masa të tjera fiskale në rritjen të ardhurave për skemën e pensioneve dhe disa mënyra të reja të administrimit të burimeve financiare që rrisin të ardhurat për pensionistët./MONITOR

Lajme të lidhura

Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja
Breaking Views

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26
Para
Arrestohet 21 vjeçari në Durrës, përplas për vdekje këmbësorin

Përgjaket rruga nga aksidentet/ Shoferi serb përplaset me një “Volkswagen” në Xibrakë, plagosen një grua dhe një fëmijë

TË FUNDIT

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet
Aktualitet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26

Hetimet për dy grabitjet e ndodhura në filialet e OTP Bank dhe Raiffeisen Bank në Tiranë kanë zbardhur të tjera...

Lexo më shumë
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com