GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti i KLSH: 70 mln euro dëm ekonomik dhe shkelje në janar-gusht

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Abuzuan me ushqimin e çerdheve, KLSH kallëzon dy punonjës të Bashkisë Dibër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) gjatë periudhës janar-gusht kanë konstatuar një dëm ekonomik dhe shkelje të disiplinës financiare me efekt negativ në buxhet që shkon në disa miliardë lekë.

Konkretisht në buletinin e fundit KLSH vlerëson se gjatë periudhës janar-gusht 2024, janë dhënë 413 rekomandime mbi gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për një total me vlerën 7 miliardë lekë apo rreth 70 milionë euro.

Sipas raportit, dëmi ekonomik i vlerësuar është 209 milionë lekë apo rreth 2 milionë euro teksa menaxhimi jo efektiv i fondeve llogaritet nga KLSH në vlerën 6.2 miliardë lekë apo rreth 62 milionë euro, në fund edhe 552 milionë lekë në mangësi në aktivitetin kontrollues tatimor/doganor apo 5.5 milionë euro.

Sipas audituesve, vlera e efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, është konstatuar 92% në fushën e shpenzimeve dhe 8% në fushën e të ardhurave.

“Në fushën e shpenzimeve, peshën më të madhe e zënë shkeljet e konstatuara përgjatë zbatimit të punimeve në vlerën 170 milionë lekë ( likuidime për punime të pakryera, mos llogaritjeve të kostove përfundimtare të shërbimit të projektimit, punime jo ne përputhje me specifikimet teknike, etj); Ndërsa në fushën e të ardhurave, peshën më të madhe e zënë shkeljet që lidhen me mos arkëtimin e tatimeve dhe taksave në qeverisjen lokale në shumën prej 16.9 milionë lekë”, thuhet në raport.

Sa i takon efekteve negative në buxhet duket se peshën kryesore me 3.2 miliardë lekë e mbajnë shkeljet e disiplinës financiare në fushën e të ardhurave (ose rreth 53% e totalit) kryesisht në të ardhurat e qeverisjes lokale për çështje që lidhen me detyrime për taksat dhe tarifat vendore.

Nga ana tjetër 2.9 miliardë lekë janë efekte negative nga shkeljet e disiplinës financiare në fushën e shpenzimeve (ose rreth 48% e totalit), si rezultat i shkeljeve të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keq menaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor.

Sipas raportit KLSH, për të metat dhe shkeljet e konstatuara, ka adresuar tek subjektet e audituara 574 rekomandime për masa administrative dhe disiplinore, nga të cilat 517 masa disiplinore dhe 57 masa administrative.

Etiketa: dem ekonomikKLSHKryesore1

Lajme të lidhura

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait
Aktualitet

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!
Aktualitet

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Para
Vrau shokun e klasës me thikë, Prokuroria kërkon ashpërsimin e akuzës për autorin

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata vendos 'arrest me burg' për bashkëmoshatarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26
Një ditë e qetë dimri në Shqipëri, me diell dhe temperatura të buta

Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026

07:39 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş