GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vdes “papritur” ambasadori i Serbisë në Rusi

në Botë, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdes “papritur” ambasadori i Serbisë në Rusi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Jashtme serbe ka njoftuar më 4 gusht për vdekjen e papritur të ambasadorit të Serbisë në Rusi, Mirosllav Llazanski.

Ambasadori i ndjerë tashmë, 71-vjecar, ka qenë më parë edhe analist ushtarak dhe gazetar.

Ministria ka thënë se ai ka “vdekur papritur”, mirëpo mediat serbe kanë cituar disa zyrtarë duke thënë se ai ka pasur sulm në zemër.

“Dedikimi i tij, përkushtimi dhe devotshmëria si ambasador i shtetit tonë, do të kujtohet ashtu sikurse shumë aktivitete me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit dhe miqësisë në mes të Serbisë dhe Rusisë”, ka thënë Ministria përmes një deklarate.

Llazanski është emëruar si i dërguar i Beogradit në Rusi, në korrik të vitit 2019.

Ai ka qenë gazetar për të përditshmen serbe, Politika, dhe analist ushtarak që ka raportuar nga zonat e konfliktit në Irak, Iran, Afganistan, Çeçeni, Afrikë dhe Lindje të Mesme.

Llazanski po ashtu ka raportuar gjatë luftërave të Ish-Jugosllavisë në vitet 1990, si dhe nga Krimea e Ukrainës, të cilën e ka aneksuar Rusia më 2014.

Ai ka qenë edhe komentator i shpeshtë për organizatën shtetërore ruse, Sputnik.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e, siç ka thënë ai, një “njeriu të madh”.

“Serbia ka humbur një burrë të mrekullueshëm, ambasadorin e saj në Federatën Ruse, një nga ekspertët më të mirë të mundësive gjeopolitike, strategjisë ushtarake dhe taktikave, një gazetar i jashtëzakonshëm, një publicist, dhe mbi të gjitha, një burrë të mirë”, ka thënë Vuçiq.

Në korrik të vitit 2020, në raportin e grupit Bellingcat për ndërhyrjen ruse në Maqedoni të Veriut, hulumtuesit e kanë lidhur Llazanskin me përpjekjet e Moskës “për të krijuar një rrip të vendeve ushtarakisht neutrale” në Ballkan.

Bellingcat ka thënë se zyrtarë rusë dhe serbë të inteligjencës kanë “krijuar lidhje” me Llazanskin dhe kanë pohuar se “kundërzbulimi maqedonas ka përfshirë Llazanskin si një nga propagandistët më të mëdhenj pro-Kremlinit në këtë shtet”.

Ministria e Jashtme serbe ka thënë se ceremonia e varrimit të Llazanskit do të zhvillohet në Beograd më 6 gusht./REL

Lajme të lidhura

Hoxha: Vuçiç humbi dhe vajti në shtëpi, por Rama t’i bëjë llogaritë mire se po kalon çdo masë!
Aktualitet

Hoxha: Vuçiç humbi dhe vajti në shtëpi, por Rama t’i bëjë llogaritë mire se po kalon çdo masë!

07:51 - 28/10/26
Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore
Aktualitet

Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore

22:44 - 27/10/26
Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut
Botë

Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut

22:42 - 27/10/26
Para
Myrto Uzuni shpallet lojtari më i mirë i vitit me Ferencvarosin

Myrto Uzuni shpallet lojtari më i mirë i vitit me Ferencvarosin

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 28 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:01 - 28/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Hoxha: Vuçiç humbi dhe vajti në shtëpi, por Rama t’i bëjë llogaritë mire se po kalon çdo masë!

Hoxha: Vuçiç humbi dhe vajti në shtëpi, por Rama t’i bëjë llogaritë mire se po kalon çdo masë!

07:51 - 28/10/26
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Tetor 2026

07:32 - 28/10/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 28 Tetor 2026

07:31 - 28/10/26
Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria

Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria

22:59 - 27/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com