GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Provë vaksine për të hyrë në Muzetë e Vatikanit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Provë vaksine për të hyrë në Muzetë e Vatikanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Muzetë e Vatikanit, në të cilat ndodhen disa nga thesaret më të mëdha të artit në botë, të premten filluan të kërkojnë çertifikatën e vaksinimit për vizitorët. Dëshmia e imunizimit mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar në letër.

Turistë dhe adhurues të artit presin në radhë për të hyrë në muzetë mahnitëse të Vatikanit.

Ata mirëpresin zbatimin e masës së miratuar nga qeveria italiane, me qëllim të luftimit të variantit shumë ngjitës të koronavirusit, Delta.

Çertifikata e vaksinimit është një dokument dixhital ose i printuar në letër që tregon nëse njerëzit janë vaksinuar, janë testuar negativë, ose nëse janë shëruar nga COVID-19.

Dëshmia e veksinimit është e detyrueshme për të hyrë në bare, restorante, palestra, kinema, teatro, muze, ngjarje sportive dhe koncerte.

Pasi hyri në fuqi në të gjithë Italinë, edhe shteti i vogël i Vatikanit që ndodhet në Romë, vendosi zbatimin e çertifikatës së vaksinimit.

“Mendoj se çertifikata e vaksinimit është një masë e mirë sepse kufizon përhapjen e infeksionit. Në këtë vend të gjithë janë të lirë të zgjedhin, prandaj askush nuk është i detyruar të vaksinohet, por për mendimin tim çertifikata është gjë e mirë sepse përhapja e variantit Delta nxjerr situatën jashtë kontrollit”, tha Tosca Riboni, banore e Romës.

“Nëse çertifikata e vaksinimit është mënyra për rikthimin e jetës në normale, le të bëhet”, thotë banorja tjetër e Romës, Giusy Dido.

Italia po ndjek hapat e Francës, që është vendi i parë evropian që njoftoi se dëshmia e imunizimit do të jetë e detyrueshme për qasje në një sërë shërbimesh dhe vendesh.

“Në Francë ka disa ditë që zbatohet. Ne punojmë në një muze dhe na është bërë shprehi. Mendoj se organizimi është i lehtë, prandaj jemi të lumtur që edhe këtu kërkohet çertifikata e vaksinës”, thotë Emilie Girard, turiste nga Franca.

Para një dite qeveria njoftoi se nga 1 shtatori do të zgjerojë zbatimin e çertifikatës së vaksinës për të gjithë mësuesit, studentët e universiteteve dhe punonjësit e transportit në rrugë të gjata./VOA

Lajme të lidhura

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Para
Shtohet lista e kompanive amerikane që u kërkojnë punonjësve të vaksinohen

Shtohet lista e kompanive amerikane që u kërkojnë punonjësve të vaksinohen

TË FUNDIT

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia
Aktualitet

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia

22:52 - 03/08/26

Një apartament në katin e 9-të të një pallati në zonën e Shkëmbit të Kavajës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen...

Lexo më shumë
Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

22:43 - 03/08/26
Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë

Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë

21:34 - 03/08/26
Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

21:01 - 03/08/26
“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

19:47 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com