GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Bjellorusia refuzon ambasadoren amerikane

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bjellorusia refuzon ambasadoren amerikane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e udhëheqësit autoritar bjellorus Aleksandër Lukashenko i është kundërpërgjigjur raundit më të fundit të sanksioneve amerikane, duke kërkuar që Uashingtoni të reduktojë në pesë persona stafin e ambasadës në Minsk deri më 1 shtator.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Bjellorusisë Anatol Glaz tha gjatë një interviste që u publikua në faqen e internetit të ministrisë më 11 gusht, se Minsku gjithashtu ka tërhequr miratimin për emërimin e Julie Fisher, si ambasadore e SHBA-së në Bjellorusi.

“Duke marrë parasysh se Bjellorusia ka humbur besimin në administratën aktuale amerikane, ne pezullojmë bashkëpunimin për të gjitha projektet, grantet dhe programet e reja të koordinuara nga qeveria amerikane derisa të kthehet besimi”, tha zoti Glaz, duke shtuar se Minsku rezervon të drejtën për të ndërmarrë veprime shtesë në të ardhmen.

Zonja Fisher, ambasadorja e parë amerikane në Bjellorusi që nga viti 2008, u konfirmua nga Senati në dhjetor 2020, por ajo nuk ka qenë në gjendje të marrë postin e saj në Minsk pasi qeveria bjelloruse nuk pranon ta pajisë me vizë.

Intervista e zotit Glaz u shfaq pasi Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja njoftuan sanksione të reja tregtare dhe financiare ndaj Bjellorusisë më 9 gusht, një vit pas zgjedhjeve presidenciale që zgjatën sundimin prej disa dekadash të zotit Lukashenko si dhe ndezën një valë të pashembullt protestash mes akuzave se votat ishin manipuluar.

Zoti Lukashenko, në pushtet që nga viti 1994, reagoi ndaj protestave me një goditje brutale. Më shumë se 32 mijë njerëz janë ndaluar, mijëra janë rrahur nga policia në rrugë dhe në paraburgim dhe ka dyshime se shumë janë torturuar. Autoritetet kanë burgosur disa nga drejtuesit e opozitës, një pjesë e të cilëve janë detyruar të largohen nga vendi.

Gjatë një interviste të martën me shërbimin rus të Zërit të Amerikës, zonja Fisher tha se zgjedhjet e vitit të kaluar që shkaktuan protestat “përfaqësuan një pikë kthese në pikëpamjen tonë për ngjarjet në Bjellorusi”.

“Ne pamë natyrën mashtruese të atyre zgjedhjeve në një mënyrë që nuk e kemi parë kurrë më parë. Provat mbi manipulimin e numerimit, keqpërdorimit të votës, mungesës së gatishmërisë për të pranuar vëzhgues ndërkombëtarë, e gjithë kjo krijoi një dinamikë ku zëri i njerëzve që refuzuan ato votime të manipuluara ishte tejet i qartë në vitin 2020”, tha zonja Fisher.

Në përgjigje, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Britania dhe vende të tjera goditën zotin Lukashenko, rrethin e tij të ngushtë dhe firmat bjelloruse me disa raunde sanksionesh, duke e izoluar atë ndërkombëtarisht dhe duke rritur varësine e këtij vendi më shumë se kurrë nga mbështetja ruse. /VOA

Lajme të lidhura

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Aktualitet

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë

09:44 - 25/11/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në janar

09:33 - 25/11/26
Shpërthim me eksploziv në lokalin e shqiptarit në Athinë, dyshohet për larje hesapesh
Aktualitet

Shpërthim me eksploziv në lokalin e shqiptarit në Athinë, dyshohet për larje hesapesh

08:43 - 24/11/26
Para
Disa vatra njëkohësisht/ Zjarr dhe në fshatin Poro në Vlorë,  zjarrfikësit në luftë me flakët

“Gjermania nuk mbështet “Minishengenin”, Këshilltari i Kurtit i përgjigjet Ramës: Ajo mbështet Tregun e Përbashkët Rajonal

TË FUNDIT

Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës
Aktualitet

Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës

15:15 - 25/11/26

Nga paraburgimi në Fier, Erion Veliaj vijon të marrë vendime për administratën e Bashkisë së Tiranës. Vetëm dy ditë pasi...

Lexo më shumë
“Askush s’është mbi ligjin”/ Ambasadori i SHBA zbardh takimin në SPAK: Luftoni korrupsionin dhe krimin!

“Askush s’është mbi ligjin”/ Ambasadori i SHBA zbardh takimin në SPAK: Luftoni korrupsionin dhe krimin!

14:52 - 25/11/26
Studentët e Politeknikut protestojnë me postera, denoncojnë problemet në arsim dhe premtimet e parealizuara

Studentët e Politeknikut protestojnë me postera, denoncojnë problemet në arsim dhe premtimet e parealizuara

14:30 - 25/11/26
Mbrëmje e rezervuar për gjigantët, Champions League vazhdon sot me nëntë sfida të tjera interesante

Mbrëmje e rezervuar për gjigantët, Champions League vazhdon sot me nëntë sfida të tjera interesante

14:14 - 25/11/26
Erion Vishkulli dëshmon në Prokurori për plagosjen me plumb gome në sy gjatë protestës së 24 tetorit

Erion Vishkulli dëshmon në Prokurori për plagosjen me plumb gome në sy gjatë protestës së 24 tetorit

13:44 - 25/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com