GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Policia rrugore kontroll me dron e mjete civile, arrestohen 13 shoferë në 48 orë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Me dronë e radarë, policia zbarkon në autostrada, me shpejtësi 191 km/orë në rrugën e Kombit, ndëshkohet shoferi nga Kosova
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia Rrugore vijon në të gjitha rrugët e vendit kontrollet me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë:

Në autostradën Levan-Vlorë, nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë monitorimit me radar, është konstatuar mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. M., 24 vjeç, rezident në Itali, me shpejtësi 184 km/h, i cili u ndëshkua me masë administrative 40.000 lekë të rinj. Shpejtësi të mëdha janë konstatuar nga radari edhe në akset rrugore Shkodër-Koplik, Milot-Morinë, Lezhë-Fushë Krujë, Tiranë-Elbasan, Durrës-Kavajë-Lushnjë, Elbasan-Korçë dhe Gjirokastër-Sarandë.

Si rezultat janë pezulluar 73 leje drejtimi, nga të cilat 44 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 25 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

Po gjatë 48 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 3456 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga postimi në disa media sociale, i një videoje ku shfaqet një drejtues automjeti, i cili filmon veprimet e tij duke qarkulluar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në sens të kundërt me atë të lejuar në zonën e Kamzës, ankesë e përcjellë edhe nëpërmjet Komisariatit Dixhital, nga strukturat përkatëse të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë i mundur identifikimi i drejtuesit të automjetit dhe shoqërimi i tij pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë. Nga hetimi rezultoi se shtetasi i mitur me iniciale E. N., 17 vjeç, ka drejtuar automjetin në mënyrë të parregullt dhe të rrezikshme për përdoruesit e tjerë të rrugës, duke qenë i papajisur me leje drejtimi.

Ndaj 17-vjeçarit filloi procedimi penal për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe po punohet për sqarimin e rrethanave dhe përgjegjësive të tjera administrative në raport me shkeljet.

Policia Rrugore këshillon të gjithë qytetarët që të mos reklamojnë në rrjetet sociale sjellje apo veprime që nxisin veprime të ndaluara kryesisht tek të rinjtë si dhe për shkak se jemi në fundjavë, në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike evidentohet fluks shumë i lartë i mjeteve, duhet që të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të qëndrojnë në radhë ku lëvizja është e ngadaltë për shkak të ngarkesës në trafik, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë? dhe prezencë të Policisë Rrugore??♂, të pajisur edhe me dronë, dragera?, kamera ?e aparate fotografike.

#MosUbëjStatistike?
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj?

Lajme të lidhura

Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri
Breaking Views

Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri

21:38 - 05/08/26
Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu
Breaking Views

Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu

20:28 - 05/08/26
Anulimi i koncensionit për Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Do të çojmë çështjen në Arbitrazh ndërkombëtar, kemi provat
Breaking Views

Anulimi i koncensionit për Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Do të çojmë çështjen në Arbitrazh ndërkombëtar, kemi provat

19:11 - 05/08/26
Para
‘Mundësia e fundit’ për Real Madrid/ Gati oferta 120 milionë euro për Kylian Mbappe

‘Mundësia e fundit’ për Real Madrid/ Gati oferta 120 milionë euro për Kylian Mbappe

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com