GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

VOA: Vala e të nxehtit përvëlon Mesdheun, dhjetëra viktima

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
VOA: Vala e të nxehtit përvëlon Mesdheun, dhjetëra viktima
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Temperaturat tejet te larta që kanë përfshirë rajonin e Mesdheut po vazhdojnë të shkaktojnë zjarre të fuqishme. Gjatë ditëve të fundit si pasojë e kushteve ekstreme të motit, me dhjetëra njerëz kanë vdekur në Algjeri, Greqi, Itali dhe Turqi.

Në mbrëmje, kodrat në pjesën juglindore të Siçilisë ndriçojnë nga flakët, një spektakël i frikshëm për banorët e këtyre fshatrave të lashtë malorë.

Vala e të nxehtit e quajtur “djalli” për shkak të temperatura rekord të larta ka shkaktuar vatra të fuqishme zjarri në të gjithë Mesdheun.

Një stacion i shërbimit moteorologjik në Siçilinë juglindore regjistroi të mërkurën atë që konsiderohet si temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Evropë, 48.8 gradë Celsius.

Pyjeve dhe fushave, që po përcëllohen nën diell, u duhet fare pak për të marrë flakë, një cigare e hedhur apo qoftë edhe një copë qelqi që zmadhon rrezet e diellit.

“Po përjetojmë momente vërtet të trishta, pasi toka jonë ka pësuar humbje shumë domëthënëse. Do të duhet shumë kohë para se të kthehet madhështia që ajo kishte dikur”, thotë Giovanna Licitra, Banore e Giarratana-s.

Në ishullin grek Evia, ajri është i mbushur me tym të dendur. Ai shpohet herë pas here nga avionë që hedhin ujë. Në ishull kanë mbërritur për të ndihmuar ekipe zjarrfikësish nga e gjithë Evropa, por edhe më larg, nga Rusia dhe Egjipti. Por për shumë banorë, është tepër vonë.

“Sot po shohim shumë avionë që hedhin ujë, por ata duhet të ishin këtu që nga dita e parë. Dëmi tashmë është shumë i madh, për fat të keq”, thotë Dimitris, banor i Evias.

Temperaturat e larta kanë nxitur zjarre të fuqishëm edhe në Algjeri duke shkaktuar vdekjen e të paktën 65 personave. Agjencitë e ndihmës thonë se mbi 600 familje kanë mbetur të pastreha.

“Ky është vetëm fillimi për sa i takon viktimave pasojë e të nxehtit dhe lagështisë, një situatë që mund t’ia atribuojmë drejtpërdrejt ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit. Duhet të jemi në gatishmëri, kjo është gjithçka që mund të bëjmë. Kur temperaturat arrijnë në 45 gradë Celsius apo më lart, e vetmja mënyrë për ta përballuar atë është të qëndrosh brenda në fresk. Por shumica e njerëzve nuk e kanë këtë mundësi”, thotë Ilan Kelman, Eksperti mbi rastet e Fatkeqësive Natyrore në Kolegjin Universitar në Londër.

Përveç rrezikut që i kanoset jetës, moti ekstrem ndërpret perditshërinë dhe dëmton ekonominë.

“Kur bën shumë nxehtë, nuk shohim njerëz që punojnë arat. Nuk do të kemi njerëz që korrin apo vjelin ato që kanë mbjellë, e t’i dërgojnë ato për t’u përpunuar në mënyrë që të mbushen raftet e supermarketeve. Nuk mund të ndërtohet gjithashtu, sepse është thjesht shumë nxehtë për të dalë”, thotë zoti Kelman.

Vala e të nxehtit tashmë po perparon drejt perëndimit të Evropës, ne Spanjë. Punonjësit social po trajtojnë banorët më në rrezik.

Ndërkohë në Turqi, gjatë këtyre ditëve shirat e furishëm kanë shkaktuar përmbytje katastrofike, duke i bërë jehonë skenave të muajit të kaluar që u shfaqën në Gjermani e Belgjikë.

Shkencëtarët thonë se situata është dëshmi e urgjencës për të luftuar ndryshimet klimatike. Por në planin afatshkurtër, ata paralajmërojnë se kushtet e motit ekstrem do të jenë diçka e gjithnjë e më e zakonshme ndaj i bëjnë thirrje njerëzve të përshtaten sa më mirë që munden./VOA

Lajme të lidhura

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Aktualitet

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë

09:44 - 25/11/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në janar

09:33 - 25/11/26
Shpërthim me eksploziv në lokalin e shqiptarit në Athinë, dyshohet për larje hesapesh
Aktualitet

Shpërthim me eksploziv në lokalin e shqiptarit në Athinë, dyshohet për larje hesapesh

08:43 - 24/11/26
Para
“Situata e zjarrit të rënë në Maja Rrunës”, Mbrojtja Civile: Dy vatrat po mbahen në kontroll, ende nuk janë izoluar

“Situata e zjarrit të rënë në Maja Rrunës”, Mbrojtja Civile: Dy vatrat po mbahen në kontroll, ende nuk janë izoluar

TË FUNDIT

E paditi gazetari Ferdinand Dervishi, Gjykata dënon për shpifje Idajet Beqirin
Aktualitet

E paditi gazetari Ferdinand Dervishi, Gjykata dënon për shpifje Idajet Beqirin

15:53 - 25/11/26

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka dënuar avokatin Idajet Beqiri për shpifje dhe fyerje ndaj...

Lexo më shumë
Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës

Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës

15:15 - 25/11/26
“Askush s’është mbi ligjin”/ Ambasadori i SHBA zbardh takimin në SPAK: Luftoni korrupsionin dhe krimin!

“Askush s’është mbi ligjin”/ Ambasadori i SHBA zbardh takimin në SPAK: Luftoni korrupsionin dhe krimin!

14:52 - 25/11/26
Studentët e Politeknikut protestojnë me postera, denoncojnë problemet në arsim dhe premtimet e parealizuara

Studentët e Politeknikut protestojnë me postera, denoncojnë problemet në arsim dhe premtimet e parealizuara

14:30 - 25/11/26
Mbrëmje e rezervuar për gjigantët, Champions League vazhdon sot me nëntë sfida të tjera interesante

Mbrëmje e rezervuar për gjigantët, Champions League vazhdon sot me nëntë sfida të tjera interesante

14:14 - 25/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com