GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Maqedonia e Veriut nis përgatitjet për strehimin e afganëve: Jemi në komunikim me SHBA dhe NATO

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Maqedonia e Veriut nis përgatitjet për strehimin e afganëve: Jemi në komunikim me SHBA dhe NATO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Maqedonia e Veriut po bashkëpunon me autoritetet amerikane dhe ato të Aleancës Veri-atlantike (NATO) për të strehuar civilët afganë, që kanë bashkëpunuar me entitetet e huaja.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha për Radion Evropa e Lirë se autoritetet po bëjnë përgatitje për strehimin e afganëve,

“Qeveria në komunikim me partnerët amerikanë dhe të NATO-s ka ofruar të strehojë civilë afganë të cilët ikin nga zhvillimet atje dhe po bëjmë të gjitha përgatitjet e nevojshme për pranimin e tyre”, tha Osmani.

Përveç Maqedonisë së Veriut, nga vendet e rajonit, edhe Kosova dhe Shqipëria kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të strehuar afganët që kanë punuar me autoritetet amerikane.

Të dy këto shtete, kanë konfirmuar më 15 gusht se janë duke komunikuar me autoritetet amerikane për të strehuar përkohësisht civilët afganë, derisa të rregullohen dokumentet e tyre, në mënyrë që më pas ata të shkojnë në SHBA.

Situata e sigurisë në Afganistan është përkeqësuar që prej se trupat ndërkombëtare, në krye me SHBA-në, njoftuan në maj se deri më 31 gusht do të tërhiqen nga vendi.

Më 15 gusht, talibanët hynë në kryeqytetin afgan, Kabul, teksa presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani u largua nga vendi.

Në aeroportin ndërkombëtarë të Kabulit, që po menaxhohet nga trupat amerikane, ka tollovi, pasi shumë afganë, nga frika nga talibanët, po duan të largohen nga shteti.

Shumë misione diplomatike në Kabul, përfshirë atë të SHBA-së, kanë nisur evakuimin e stafit të tyre dhe afganëve që kanë bashkëpunuar me ta./REL

Etiketa: AfganeMaqedonia e Veriut

Lajme të lidhura

Shqiptarët konsumuan djathë me baktere të rrezikshme, kompania e shiti të gjithën pa letra
Aktualitet

Shqiptarët konsumuan djathë me baktere të rrezikshme, kompania e shiti të gjithën pa letra

09:44 - 23/09/26
Fatura e kripur e Milot-Balldren, 15 herë më e lartë se koncesionet e tjera, tarifë më e lartë për kalimit
Ekonomi & Sociale

Fatura e kripur e Milot-Balldren, 15 herë më e lartë se koncesionet e tjera, tarifë më e lartë për kalimit

20:25 - 21/09/26
E dyta më e shtrenjtë në Europë! Kostoja e një foshnje në Shqipëri, sa 66% e pagës mesatare vjetore
Aktualitet

E dyta më e shtrenjtë në Europë! Kostoja e një foshnje në Shqipëri, sa 66% e pagës mesatare vjetore

18:23 - 20/09/26
Para
A do luajë në derbin e së dielës? Lukaku bashkohet nesër me Chelsean

A do luajë në derbin e së dielës? Lukaku bashkohet nesër me Chelsean

TË FUNDIT

Ambasadori italian nga Korça: Po ndjekim me vëmendje protestat, respektojmë zhvillimet
Aktualitet

Ambasadori italian nga Korça: Po ndjekim me vëmendje protestat, respektojmë zhvillimet

16:40 - 24/09/26

Ambasadori italian, Marco Alberti, nga Korça ka komentuar protestat që po mbahen në Tiranë, ndërsa skandale të shumta kanë mbërthyer...

Lexo më shumë
KLGJ me tre anëtarë të rinj, ja kandidatët që do të garojnë në votimin e 25 shtatorit

KLGJ me tre anëtarë të rinj, ja kandidatët që do të garojnë në votimin e 25 shtatorit

16:24 - 24/09/26
Identifikohet i plagosuri me armë zjarri në Lezhë, në gjendje të rëndë te Trauma

Identifikohet i plagosuri me armë zjarri në Lezhë, në gjendje të rëndë te Trauma

15:39 - 24/09/26
UEFA cakton gjyqtarët, zbulohet trupa e arbitrave për Shqipëri-Bjellorusi

UEFA cakton gjyqtarët, zbulohet trupa e arbitrave për Shqipëri-Bjellorusi

15:29 - 24/09/26
Ndaloi disa media të hynin në Shtëpinë e Bardhë, Gjykata hedh poshtë urdhërin e Trump

Ndaloi disa media të hynin në Shtëpinë e Bardhë, Gjykata hedh poshtë urdhërin e Trump

15:08 - 24/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com