GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Durrësi si landfill”/ Plehrat “mal” rrugëve të qytetit, bashkia nuk vë dorë për pastrimin e lagjeve

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“Durrësi si landfill”/ Plehrat “mal” rrugëve të qytetit, bashkia nuk vë dorë për pastrimin e lagjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Durrës problematika me mbetjet vijon duke u bërë çdo ditë e më shumë alarmuese për banorët.

Zonat të cilat rrezikohen më shumë këto kohë janë ato periferike pasi Bashkia Durrës është kujdesur të pastrojë vetëm qendrën duke lënë pas dore lagjet jo më larg se 5km vijë ajrore nga qendra.

Bashkia e Durrësit shpalli të hënën e shkuar një tender për depozitimin e mbetjeve të saj urbane, vetëm pak ditë pas finalizimit të projektit të mbështetur nga qeveria për dërgimin e mbetjeve drejt kompanisë koncesionare që menaxhon landfillin e Sharrës në Tiranë, të paktën për një periudhë 10-vjeçare.

Bashkia Durrës nuk do të paguajë për plehrat vetëm gjatë periudhës (gusht-dhjetor 2021), ndërsa më pas vit pas viti shuma varion nga:
34,465,920 lekë (për vitet 2022-2024), 10%
në 51,698,880 lekë (2025 – 2027), 15%
në 68,931,840 lekë (2028 – 2030). 20%
Deri në fund të periudhës 10-vjeçare të depozitimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës, kostoja që tatimpaguesit durrsakë do të paguajnë nga xhepat e tyre për mbeturinat dyfishohet, ndërsa ulet fondi i akorduar nga Buxheti i Shtetit për menaxhimin e mbetjeve të Durrësit.

3 vitet e para qeveria ka marrë përsipër të paguajë 90% të shumës totale, në 3 vitet e mëpasme (2025 – 2027) 85% të shumës, ndërsa 3 vitet e fundit 80% të shumës totale.

Prej vitit të kaluar, kur qeveria mbylli venddepozitimin në Porto Romano për ta shndërruar në Eco Park, banorët e Durrësit janë përballur disa herë me emergjencat mjedisore për shkak të mos tërheqjes së mbeturinave urbane për ditë të tëra brenda në qytet dhe zona periferike. Alternativa e vetme që u ofrua për depozitimin e mbetjeve ishte landfilli i Sharrës, i cili prej mëse një viti i ka pranuar mbeturinat urbane pa pagesë.

Pavarësisht të gjithë vendimeve të marra, prej dy vitesh duket se situata mbetet e njëjtë në këtë qytet duke bërë që të mos i jepet zgjidhje nga asnjë organ.

Etiketa: Durres

Lajme të lidhura

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
Breaking Views

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë
Breaking Views

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Para
Strehimi i afganëve në Shqipëri, Ministrja Xhaçka pret në takim ambasadoren Yuri Kim

Strehimi i afganëve në Shqipëri, Ministrja Xhaçka pret në takim ambasadoren Yuri Kim

TË FUNDIT

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura
Aktualitet

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26

Policia ka sekuestruar tre automjete të vjedhura në zonën e Fushë-Mamurrasit, në Kurbin, dhe në Borizanë, në Krujë. Automjetet dyshohet...

Lexo më shumë
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com