Gjykata e Apelit ka lënë në burg, Bajron Gumenin, administrator i firmës “Alba Exotic Fruit”, pasi dyshohet se është i përfshirë në trafikun e drogës.
Avokati i tij, Baftjar Rusi ka kërkuar shfuqizim të masës së dhënë nga Gjykata, ndërsa është shprehur se çështjen do ta çojë deri në Prokurorinë e Durrësit.
Bajron Gumeni u vu në pranga në 13 korrik, pas kapjes së mbi 11 kilogramë kokainë në kontejnerin ku kompania e Gumenit kishte porositur një ngarkesë me banane. Gjatë këtij muaji, janë sekuestruar edhe 2 sasi të tjera kokaine në kontejnerët e kësaj kompanie.