Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku një 25-vjeçar ka mbetur i vrarë me tre plumba në kokë.
Burime për Gijotina.com shprehen se i riu është gjetur i vrarë në makinën tip “Fiat Punto”, e regjistruar në emër të një vajze.
Dyshimet e para për ngjarjen janë larje hesapesh për parcelat e drogës, pasi zona është e njohur për kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa vlen për t’u theksuar se trupi i pajetë i të riut është gjetur larg rrugës kryesore.