GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Mijëra pelegrinë në Malin e Tomorrit. Festa e bektashinjve, nën masat e COVID-19

15:41 - 21/08/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Mijëra pelegrinë në Malin e Tomorrit. Festa e bektashinjve, nën masat e COVID-19
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Data 19 gusht deri në datën 25, janë ditët kur Mali i Tomorrit shndërrohet në vendin shpirtëror për mijëra pelegrinë që adhurojnë shenjtin e tyre Abaz Aliu. Edhe pse jemi në kohë pandemie, besimtarët bektashinj nuk kanë nguruar të shkojnë tek Pelegrinazhi i shenjtë në Malin e Tomorrit.

Të pafrikësuar nga virusi Covid-19 dhe me besimin në zot, pelegrinët janë ngjitur si çdo vit në Malin e Tomorrit për të ndjekur ritualet e shenjta dhe për të vizituar objektet e kultit, Tyrben dhe Teqenë që ndodhen në majat më të larta shkëmbore. Edhe pse mendohej se pandemia do t’i frenonte pelegrinët për t’u bërë pjesë e këtij pelegrinazhi, që prej datës 18 që u shënua edhe nisja e pelegrinëve të parë drejt malit, numri i tyre deri më sot ka arritur në rreth 400 mijë, ndërkohë që festimet do të përfundojnë të martën në mbrëmje.

“Unë e kam herën e parë që vij dhe kam shumë besim. U mblodhëm me fëmijët këtu dhe zoti lartë të na shikoj dhe të na ruaj” – u shpreh një nga të pranishmit.

Sipas traditës, pelegrinët mbërrijnë në pikën më të lartë të malit Tomorr, ku në një teqe të vogël prehet shenjti Abaz Ali, vëllai i gjetur i profetit Muhamet. Me mbërritjen në mal, pelegrinët ngrenë çadrat në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës, por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit.

Çdo pelegrin që bëhet pjesë e kësaj feste kryen në mal ritet shumëshekullore të besimit bektashi për festën e Abaz Aliut, ku përfshihen ndezja e qirinjve në vendet e shenjta, dhurimi i të hollave pranë objekteve të kultit dhe flijimi e një deleje apo qengji. Sakrifica e qengjit është rituali i veçantë i kësaj feste, ku në shenjë pastrimi pas flijimit, besimtarët duhet të lyejnë ballin me gjakun e qengjit të sapo-therur, të kryejnë lutjen dhe më pas, mishi i qengjit të sakrifikuar piqet në hell dhe ndahet ndërmjet pelegrinëve.

“Ne vijmë nga Ballshi, është viti i tretë që po vijmë këtu. Thonë që është gjë e mirë, shkojmë ndezim ndonjë qiri ose lëmë ndonjë lekë që të na eci mbarë gjatë vitit” – u shpreh një nga të pranishmit që kishte ardhur nga Ballshi. 

Për mbarëvajtjen e Pelegrinazhit të shenjtë në Malin e Tomorrit si dhe për të siguruar respektimin e protokolleve të sigurisë për shkak të Covid-19. Drejtoria Vendore e Policisë së Beratit ka hartuar që prej datës 19 gusht një plan të detajuar masash, duke shtuar kontrollet dhe efektivët e policisë rrugore përgjatë të dyja akseve që të çojnë drejt Teqesë së Kulmakut në Malin e Tomorrit si dhe në vendin ku zhvillohet pelegrinazhi. Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit përfundojnë në 25 Gusht, por kulmi i kësaj feste arrin në datën 22 dhe 23 Gusht.

Etiketa: mali i tomorritpelegrinazhi

Lajme të lidhura

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali
Aktualitet

“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali

12:15 - 31/01/26
Durrësi mban peshën e vendit: 94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm
Aktualitet

Durrësi mban peshën e vendit: 94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm

11:20 - 31/01/26
Para
Zgjedhjet në Kosovë, del raporti: Kush janë 9 kandidatët me rekorde kriminale

Zgjedhjet në Kosovë, del raporti: Kush janë 9 kandidatët me rekorde kriminale

TË FUNDIT

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com