GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vlorë/ Plagosen dy të rinj në një parking, në pranga autorët nga Fieri

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Vlorë/ Plagosen dy të rinj në një parking, në pranga autorët nga Fieri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një konflikt mes të rinjsh në qytetin e Vlorës mund të kishte përfunduar në një tjetër vrasje që do të trondiste qytetin bregdetar.

Dy të rinj nga Fieri kanë qëlluar me thikë një 29-vjeçarin me inicialet R.M, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, si dhe kanë rrahur 25-vjeçarin me inicialet K.K.

Mbërritja e menjëhershme e policisë në vendngjarje ka mundësuar arrestimin e të rinjve E.M 37 vjeç dhe të miturin S.M 17 vjeç. Në njoftimin e policisë së Vlorës thuhet se një prej autorëve drejtonte automjetin në gjendje të dehur kur u prangos nga uniformat blu.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në një parking, ishte plagosur me mjet të  mprehtë, shtetasi R. M., 29 vjeç dhe ishte dëmtuar shtetasi K. K., 25 vjeç, të dy banues në fshatin Xhyherinë, Vlorë, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat falë reagimit në kohë dhe punës profesionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e dy autorëve të dyshuar:

Shtetasi E. M., 37 vjeç dhe shtetasi i mitur S. M., 17 vjeç, të dy banues në Fier.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, dyshohen se në një parking në lagjen “1 Maji”, Vlorë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë, shtetasin R. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën dhe kanë dëmtuar fizikisht shtetasin K. K.

Gjatë kontrollit fizik shtetasit të mitur S. M., iu gjet dhe sekuestrua një përforcues grushti, ndërsa shtetasit E. M. iu sekuestrua automjeti i markës “Mistubishi”, të cilin e drejtonte në gjendje të dehur në momentin e prangosjes nga shërbimet e Policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të shtetasit E. M., për veprat penale  “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe në ngarkim të shtetasit S. M., për veprat penale, “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Lajme të lidhura

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli
Aktualitet

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26
Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi
Breaking Views

Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

19:51 - 26/10/26
Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë
Breaking Views

Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

19:41 - 26/10/26
Para
“Gëzuar ditëlindjen vajza e ëndrrave të mia”, Anwar Hadid uron Dua Lipën në 26 vjetorin e saj

“Gëzuar ditëlindjen vajza e ëndrrave të mia”, Anwar Hadid uron Dua Lipën në 26 vjetorin e saj

TË FUNDIT

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli
Aktualitet

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26

Një peshkatar me origjinë shqiptare është shpallur fajtor në Britaninë e Madhe pasi tentoi të transportonte 17 emigrantë nga Franca...

Lexo më shumë
Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

19:51 - 26/10/26
Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

19:41 - 26/10/26
Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

19:33 - 26/10/26
Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë

Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë

19:21 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com