GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Albin Kurti takim me Gjon’s Tears, ylli shqiptaro-zvicerian që shkëlqeu në garën e Eurovision

në Politikë, Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Albin Kurti takim me Gjon’s Tears, ylli shqiptaro-zvicerian që shkëlqeu në garën e Eurovision
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ylli shqiptaro-zvicerian i njohur si Gjon’s Tears ka zhvilluar sot një takim me kryesministrin e Kosovës Albin Kurti, ku ky I fundit ka shprehur pëlqimin të dëgjoj më shumë për arritjet e këngëtarit që së fundmi është njohur dhe ndërkombëtarisht.

“Thjesht unë dua që njerëzit ta ndjejnë muzikën time në të gjitha mënyrat e mundshme”, tha këngëtari shqiptaro-zviceran gjatë bisedës me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin në zyrën e tij.

Kryeministri Kurti e përgëzoi këngëtarin për emocionet që ju dhuron njerëzve me zërin e tij të kristaltë dhe për përfaqësimin dinjitoz dhe arritjen kulminante në garën e Eurovisionit 2020, ku ai përfaqësoi Zvicrën, me këngën “Tout l’univers”.

“Arritja më e madhe e një artisti është kur arti i tij stepë pa joshje shikuesin apo dëgjuesin. Ti Gjoni e ke arritur këtë në ‘Eurovision’”, i tha kryeministri fituesit të vendit të tretë të garës evropiane të këngës. Gjon Muharremaj e falënderoi kryeministrin për vlerësimin dhe tha se është i lumtur që më interpretimin e tij e ka bërë krenar popullin shqiptar kudo që është. “Për mua merr më shumë kuptim kjo krenari meqenëse unë jam fëmijë i një babai nga rrethina e Suharekës në Kosovë dhe e një nëne nga rrethina e Tiranës, në Shqipëri”, tha ai.

Gjon Muharremaj, performon me nofkën Gjon’s Tears (Lotët e Gjonit). Ky emër i referohet një përjetimi të fëmijërisë, kur si nëntëvjeçar kishte performuar në piano për gjyshin e tij, të cilit i kishin rrjedhur lotët nga emocioni teksa i nipi këndonte.

Këngëtari 23- vjeçar, që me zërin e tij unik ka fituar admirimin e miliona adhuruesve anekënd globit e njoftoi kryeministrin për planet që i ka në të ardhmen, ofertat e shumta muzikore dhe koncertet që planifikon t’i realizojë në vendlindjet e prindërve, si edhe nëpër shtete të tjera të Evropës, gjithnjë duke i respektuar masat për parandalimin e përhapjes së variantit të ri të virusit. “Po provoj të jem një dritë e vogël në këtë situatë të pandemisë”, tha ai.

Etiketa: Albin KurtiGjon's TearsTakim

Lajme të lidhura

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira
Aktualitet

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!
Aktualitet

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
Para
Conference League/ Ndeshja e Vllaznisë do transmetohet edhe në Shqipëri, ja ku mund ta ndiqni

Marrin fund procedurat për shitjen e Vllaznisë, ja cili do e ketë pronësinë e klubit shkodran

TË FUNDIT

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26

Një emigrant i ardhur nga Italia, tha se iu bashkua protestës së diasporës në ditën e 63-të për t’i dhënë...

Lexo më shumë
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26
Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

19:55 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com