GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Fitoi zemrat e publikut me performancën e tij në “Eurovision”, Albin Kurti takon Gjon Muharremajn

17:28 - 23/08/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fitoi zemrat e publikut me performancën e tij në “Eurovision”, Albin Kurti takon Gjon Muharremajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këngëtari me origjinë shqiptare Gjon Muharremaj, i njohur edhe me emrin e artit si Gjon’s Tears, ka mahnitur të gjithë Eurovisionin me stilin, potencën dhe emocionin që ai përcjell në skenë. Në këtë mënyrë ai nuk ka bërë krenar vetëm Zvicrën, shtetin që përfaqësoi, por edhe Shqipërinë.

Gjatë një bisede me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, këngëtarti shprehet se krejt çka ai dëshiron është që muzika e tij të lë gjurmë dhe që njerëzit ta ndjejnë atë në të gjitha mënyrat e mundshme.

Kryeministri Kurti e përgëzoi këngëtarin për emocionet që ju dhuron njerëzve me zërin e tij të kristaltë dhe për përfaqësimin dinjitoz në garën e Eurovisionit 2020, ku ai përfaqësoi Zvicrën, me këngën “Tout l’univers”.

“Arritja më e madhe e një artisti është kur arti i tij stepë pa joshje shikuesin apo dëgjuesin. Ti Gjoni e ke arritur këtë në ‘Eurovision’”, i tha kryeministri.

Gjon Muharremaj e falënderoi kryeministrin për vlerësimin dhe tha se është i lumtur që më interpretimin e tij e ka bërë krenar popullin shqiptar kudo që është.

“Për mua merr më shumë kuptim kjo krenari meqenëse unë jam fëmijë i një babai nga rrethina e Suharekës në Kosovë dhe e një nëne nga rrethina e Tiranës, në Shqipëri”, tha ai.

Këngëtari 23- vjeçar, që me zërin e tij unik ka fituar admirimin e miliona adhuruesve anekënd globit e njoftoi kryeministrin për planet që i ka në të ardhmen, ofertat e shumta muzikore dhe koncertet që planifikon t’i realizojë në vendlindjet e prindërve, si edhe nëpër shtete të tjera të Evropës, gjithnjë duke i respektuar masat për parandalimin e përhapjes së variantit të ri të virusit.

“Po provoj të jem një dritë e vogël në këtë situatë të pandemisë”, tha ai.

Lajme të lidhura

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak
Botë

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Para
Vjosa Osmani uron për festën e Kurban Bajramit: Populli ynë e kupton shumë mirë se çfarë domethënie ka sakrifica

Osmani për vrasjen e 18- vjeçares në Ferizaj: Krimet makabre ndaj grave duhet të dënohen!

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen
Breaking Views

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26

Ministria e Shëndetësisë ka ndërhyrë në çmimet e barnave në mënyrë të paprecedentë. Për disa barna me përdorim të gjerë,...

Lexo më shumë
Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com