GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Digjen 230 ha me barishte, pyll dushku dhe lisi në Thirrë, Ministria e Mbrojtjes: Vatrat aktive nga veriu në jug

18:10 - 23/08/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Digjen 230 ha me barishte, pyll dushku dhe lisi në Thirrë, Ministria e Mbrojtjes: Vatrat aktive nga veriu në jug
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vendin tonë. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion për situatën e zjarreve në vend, ku situata vijon të mbetet problematike në majën e Runës, pavarësisht se vazhdon puna për ta vënë nën kontroll zjarrin.

Sipas ministrisë zjarri në fshatin Kodër Thirrë, njësia administrative Fan të bashkisë Mirditë vijon të jetë aktiv, ku deri më tani është djegur rreth 230 ha sipërfaqe me barishte, pyll dushku dhe lisi.

Për shkak të shkurreve të dendura, e vështirë ka qenë situata edhe në fshatin Katund i Vjetër, Malung, njësia administrative Rubik të bashkisë Mirditë, ku ka vijuar gjatë gjithë ditës puna për shuarjen e zjarrit.  

Më poshtë njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Qarku Kukës

Zjarri në Majë e Rrunës, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës vijon puna për shuarjen e zjarrit aktiv, i cili vijon të mbetet problematik. Në vendngjarje kanë punuar 30 forca ushtarake, 10 forca zjarrfikëse.

Qarku Shkodër

Zjarri në fshatin Flet, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë-Arrëz, ka qenë aktiv, por vatra ishte e qetë dhe pa rrezik për përhapje.

Zjarri në fshatin Srriqe, njësia administrative Qafë-mali, bashkia Fushë-Arrëz, vijon puna për shuarjen e vatrës aktive.

Zjarri në fshatin Armiraj, njësia administrative Qafë-Mali, bashkia Fushë- Arrëz vijon të jetë aktiv.

Qarku Vlorë

Zjarri në Malin Çipin të fshatit Mesaplik, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë vijon të jetë aktiv. Aktualisht nuk ka rrezik për zonën e banuar.

Qarku Lezhë

Zjarri në fshatin Kodër Thirrë, njësia administrative Fan,  bashkia Mirditë vijon të jetë aktiv. Deri tani është djegur rreth 230 ha sipërfaqe me barishte, pyll dushku dhe lisi.

Zjarri në fshatin Domgjon dhe Munellë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë vijon të jetë aktiv.

Zjarri në fshatin Katund i Vjetër, Malung, njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë, ka vijuar gjatë gjithë ditës puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre të dendura dhe pyll.

Qarku Dibër

Zjarri në fshatin Lundre, njësia administrative Ulëz, bashkia Mat pas një pune të kryer nga helikopteri dhe nga forcat në terren është drejt shuarjes. Nuk ka rrezik për zonën e banuar. MZSH Dibër së bashku me 6 forca nga shërbimi pyjor po punojnë për mbajtjen nën kontroll të zjarrit dhe shuarjen e tij.

Qarku Fier

Më datë 23.08.2021, ora 15:00, në fshatin Mollaj, Njësia Administrative Hekal, bashkia Mallakastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ullishte dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Mallakastër ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e zjarrit. Nga informacioni paraprak zjarri është nën kontroll.

Qarku Tiranë

Më datë 23.08.2021, ora 12:05, në fshatin Mengaj, Njësia Administrative Helmës, bashkia Kavajë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Kavajë ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e zjarrit.

Etiketa: digjenMinistria e Mbrojtjesvatrat e zjarritzjarri

Lajme të lidhura

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025
Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Para
Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, flet daja e viktimës: Vajzën e hoqën nga puna për shkak të tij

Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, flet daja e viktimës: Vajzën e hoqën nga puna për shkak të tij

TË FUNDIT

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25
Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com