GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prishja e pazareve për lojërat e fatit, detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Bledar Muçaj

22:25 - 25/08/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Prishja e pazareve për lojërat e fatit, detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Bledar Muçaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kanë dal detaje të reja dalin në dritë nga ekzekutimi i 34-vjeçarit Bledar Muçaj dy ditë më parë në një lokal në qytetin e Lushnjës. Pista kryesore që po heton policia, është organizimi i lojërave të fatit në këtë qytet dhe prishja e pazareve me një grup nga Vlora po për të njëjtin aktivitet.

Mësohet se një vit më parë, Bledar Muçaj ra në kontakt me një grup nga Vlora nëpërmjet një personi të njohur me nofkën “Tolja” i cili shërbeu si ndërmjetës për hapjen e kazinove. Disa persona nga qyteti i Vlorës, që janë të identifikuar nga policia, kanë kontaktuar me Bledarin duke hapur kazinotë në lokale të cilat kamufloheshin me emrin e barit, “adro kafe”, por brenda këtyre ambienteve, vendoseshin makineta të lojërave të fatit. Rreth tre javë më parë, Bledar Muçaj dhe persona të tjerë kanë prishur marrëdhëniet me vlonjatët.

Këta të fundit, si kundërpërgjigje, kanë rrahur ndërmjetësin e njohur me nofkën “Tolja” pasi ky i fundit sëbashku me Bledar Muçajn kishin marrë vetë në dorë administrimin e lojrave të fatit në qytetin e Lushnjes dhe në aksin Rrogozhinë-Fier.

ATENTATI

Bledar Muçaj u ekzkutua mbrëmjen e së hënës (23 gusht), teksa 34-vjeçari po konsumonte kafe në lokalin në pronësi të tij në qytetin e Lushnjës, nga një automjet u derdhën breshëri automatiku. Paraprakisht dyshohet se janë përdorur dy armë zjarri të llojit kallashnikov, duke lënë Bledar Muçën të vdekur në vend.

Mësohet se nga automjeti është qëlluar me dy armë automatike me breshëri nga jashtë xhamit të ndërtesës, duke lënë gjurmë të shumta plumbash. Ndërsa pronari i lokalit vdiq në vend, të plagosur mbetën Judin Velo, 32- vjeç, Ervis Tafa, 24-vjeç, Sara Liçi, 24-vjeçe, Eksara Sauli 26 vjeçe dhe Majlinda Gjyla, 66- vjeçe. Katër prej të plagosurve kanë qenë persona të rastësishëm në lokalin ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Menjëherë pas ngjarjes, personat e pranishëm lajmëruan Policinë dhe ambulancat, të cilat transportuan të plagosurit për në spital. Ndërkohë, për 34-vjeçarin, mjekët e urgjencës nuk mundën të bënin dot asgjë për shkak se plumbat e kishin goditur në organet jetësore. Po ashtu, në gjendje kritike për jetën është edhe Judin Velo, i cili ka qenë fare pranë me viktimën. Jashtë rrezikut për jetën janë të plagosurit e tjerë të cilët vijojnë të jenë nën kujdesin mjekësor të Spitalit të Lushnjës.

Pas atentatit, automjeti tip “Golf” gjendet i djegur me dy armë brenda

Vetëm disa minuta pas atentatit me armë zjarri në qendër të Lushnjës, ku mbeti i vrarë Bledar Muça, Policia gjeti të djegur plotësisht një automjet, rreth 18 km larg vendit të krimit. Nga mënyra se si është kryer vrasja është tipike mafioze e përdorur nga grupet kriminale në vendin tonë. Automjeti u gjet i shkrumbuar në fshatin Thanasaj. Brenda mjetit të djegur të llojit “Golf”, janë gjetur edhe dy armë zjarri kallashnikovë. Dyshohet se kallashnikovët janë armët që përdorën autorët e krimit për të kryer atentatin në lokal që la të vdekur pronarin Bledar Muça dhe të plagosur kunatin e tij, Judin Velo bashkë me 4 klientë të tjerë të rastësishëm. Sipas burimeve, automjeti rezulton i vjedhur në qytetin e Vlorës dhe ishte me targa italiane. “Në fshatin Thanasaj, Lushnjë, është gjetur i djegur një automjet, i cili dyshohet se është i autorëve”, konfirmoi policia. Pas vrasjes, hetuesit më të zotë të Policisë së Shtetit kanë shkuar në vendngjarje për të kryer hetimet për atentatin që tronditi qytetin e Lushnjës mbrëmjen e së hënës.

Etiketa: biznesmeni nga LushnjaBledar MucajVrasja ne Lushnje

Lajme të lidhura

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t
Aktualitet

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26
Ndryshime në Policinë e Shtetit! Shef i ri për Operacionalen, shkarkohet drejtori i Krimit Ekonomik, lëvizin disa nëndrejtorë dhe komisarë (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit! Shef i ri për Operacionalen, shkarkohet drejtori i Krimit Ekonomik, lëvizin disa nëndrejtorë dhe komisarë (EMRAT)

20:00 - 22/04/26
Kërcet arma në Laç, në shënjestër një pronar karburanti, shpallen në kërkim babai dhe 2 djemtë e tij
Aktualitet

Kërcet arma në Laç, në shënjestër një pronar karburanti, shpallen në kërkim babai dhe 2 djemtë e tij

19:59 - 22/04/26
Para
Shaka për Bayern Munich në DFB Pokal, ‘tallet’ me 12 gola ndaj Bremer

Shaka për Bayern Munich në DFB Pokal, ‘tallet’ me 12 gola ndaj Bremer

TË FUNDIT

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave
Breaking Views

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26

Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica janë përballur me një situatë aspak të këndshme në Ukrainë. Ndërsa po kryenin nxemjen para...

Lexo më shumë
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

23:18 - 22/04/26
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

23:05 - 22/04/26
Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

22:15 - 22/04/26
Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com