GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Humbën jetën 5 persona, zbardhet i plotë aksidenti tragjik në aksin Gjirokastër-Sarandë

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Humbën jetën 5 persona, zbardhet i plotë aksidenti tragjik në aksin Gjirokastër-Sarandë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme rreth orës 15:30 në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, ku për pasojë pesë persona kanë humbur jetën.  

Furgoni i cili drejtohej nga shoferi Bardhi Proda dhe kryente linjën Tiranë-Sarandë u përplas me mjetin tip “Land Rover” me drejtuese Rexhina Çelhalka. Parakalimi i gabuar i “Land Roverit” shkaktoi përplasjen dhe si pasoj furgoni me 6 pasagjer në të, ka përfunduar në humnerë duke rënë nga një lartësi prej 25 metrash.

Nga përplasja kanë humbur jetën shoferi Bardhi Proda 51 vjeç me 4 pasagjerët, çifti i bashkëshortëve Fiqiri e Drite Korçari, 77 dhe 72 vjeç banues në Tiranë, si dhe një çift nga Ukraina, Olesander dhe Tetiana Fediaieva, 53 dhe 48 vjeç.  E vetmja e mbijetuar në furgon ka mbetur Greta Kaberdini, 25 vjeçe e cila është edhe shtatzënë, por fatmirësisht ajo dhe bebja i kanë shpëtuar rrezikut.

Ndërsa nga mjeti “Land Rover” janë lënduar lehtë drejtuesja e mjetit, 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka, banuese në Tiranë, si dhe Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali. Mësohet se 22-vjeçarja e kishte marrë mjetin me qira.

Policia mbërriti në vendin e aksidentit ku stabilizoi trafikun i cili për afro 2 orë ka qenë tejet i rënduar. Furgoni u la në vendin ku u rrëzua pasi vinçi nuk mundi dot ta nxirrte për shkak të vendit te keq ku kishte rënë. Policia dhe grupi hetimor morën çdo material nga automjeti, për verifikime të mëtejshme.  

Segmenti ku ndodhi ngjarja, vetëm në disa vende ka mbrojtëse betoni dhe jo mbrojtëse metalike sikurse është edhe standardi për sigurinë rrugore.

Etiketa: aksidentiGJIrokaster-Sarandehumben jeten

Lajme të lidhura

Trafik i rënduar në Rrugën e Kombit, largimi i turistëve nga Kosova krijon radhë kilometrike
Aktualitet

Trafik i rënduar në Rrugën e Kombit, largimi i turistëve nga Kosova krijon radhë kilometrike

09:46 - 25/08/26
Vera e nxehtë dhe zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen
Aktualitet

Vera e nxehtë dhe zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen

09:17 - 25/08/26
Aksident tragjik! Motori përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona në Golem
Aktualitet

Aksident tragjik! Motori përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona në Golem

08:42 - 25/08/26
Para
Në orën 2 pas mesnate do të mbërrijnë shtetasit e parë afganë në tokën shqiptare

Në orën 2 pas mesnate do të mbërrijnë shtetasit e parë afganë në tokën shqiptare

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në Rrugën e Kombit, largimi i turistëve nga Kosova krijon radhë kilometrike
Aktualitet

Trafik i rënduar në Rrugën e Kombit, largimi i turistëve nga Kosova krijon radhë kilometrike

09:46 - 25/08/26

Trafik i rënduar është krijuar në Rrugën e Kombit, ku pritjet shkojnë nga 40 minuta deri në një orë. Radhë...

Lexo më shumë
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’

Rënia e Piktorit, parakusht që Shqipëria të pastrohet nga plehu politik i tri dekadave të hajdutokracisë

09:29 - 25/08/26
Vera e nxehtë dhe zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen

Vera e nxehtë dhe zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen

09:17 - 25/08/26
Aksident tragjik! Motori përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona në Golem

Aksident tragjik! Motori përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona në Golem

08:42 - 25/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 25/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com