GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Daja: Nuk ia dolëm as me pesë sulmues, Skënderbeu na acaroi me vonesat

19:42 - 08/05/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Daja: Nuk ia dolëm as me pesë sulmues, Skënderbeu na acaroi me vonesat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani zhvilloi një ndeshje të mirë, krijoi disa raste për gol, por nuk ia doli të marrë maksimumin në Korçë. Skënderbeu e frenoi në një barazim 1-1, që i kushtoi kreun e renditjes. Në vend të parë është ngjitur Teuta, ndërsa trajneri Ilir Daja analizoi për Supersport barazimin jashtë fushe.

“Shkaktuam një faull të panevojshëm, mbaroi loja barazim me një goditje dënimi. Na vjen keq. Në pjesën e dytë mund të bënim diçka më shumë. Prishëm manovrën tonë, futëm gjithë sulmuesit në lojë, por ky është futbolli. Mund të goditesh nga një episod në një ndeshje që e luajtëm në gjysmëfushën e kundërshtarit. 

Sigurisht që të marrësh një gol në atë mënyrë dhe të kesh një kundërshtar që luan pas me gjithë forcat mbrapa, është e vështirë të dalësh te goli. Patëm shanse edhe në pjesën e dytë. Ishte një dypikësh i humbur, më shumë për fajet tona sesa meritat e kundërshtarit. 

Mendja te derbi? Nuk kishte asnjë lloj ruajtje. Sigurisht që nuk mund të marrësh karton të verdhë kur luan gjithë kohën në sulm. Është e pafalshme të ndëshkohesh me faulle në sulm. Nuk mendoj se lojtarët e kishin mendjen te derbi, tre pikë kishte edhe ndeshja e sotme.

Acaroheshim me vonesat e shumta të kundërshtarit në pjesën e dytë, kjo është ajo që nuk bëmë mirë. Duhet të ruanim qetësinë. Topin e poseduam ne, patëm shumë raste, prandaj edhe nuk kanë qenë prezent kartonët sot. Askush nuk e kishte mendjen te derbi. 

Një trajner nuk mund të citojë emrat e lojtarëve të vet. Problemi i manovrës ishte humbja e qetësisë, që erdhi falë golit të pësuar. Ne e ndërtojmë manovrën nga mbrojtja, aty u krijuan probleme. U duk sikur kaluam në nervozizëm, por nervozizmi ishte në katërshen e mbrojtjes, pasi aty e nisim ndërtimin e lojës nga poshtë.

Çinari? Në ndërrimin e fundit ndërruam një mbrojtjes, pasi kishim nevojë për sa më shumë sulmues. Pati një rënie të Çinarit, por ai na duhej në çdo moment te zona e golit. Luajtëm me 5 lojtarë në zonën e golit. Çinari kaloi në qendrën e sulmit në mesin e dytë të pjesës së dytë. Kishim ardhur për tre pikët, rrezikuam gjithçka, por nuk kishim potencial tjetër për ta përdorur në sulm“, përfundoi Daja. 

Lajme të lidhura

Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme
Breaking Views

Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme

22:08 - 24/03/26
Kombëtarja mbyll përgatitjet/ Sylvinho provon penalltitë para sfidës në Varshavë
Breaking Views

Kombëtarja mbyll përgatitjet/ Sylvinho provon penalltitë para sfidës në Varshavë

19:45 - 24/03/26
Ilir Daja e la në stol te Dinamo! Sylvinho befason me vendimin, e nxjerr në stërvitje me kuqezinjtë
Sport

Ilir Daja e la në stol te Dinamo! Sylvinho befason me vendimin, e nxjerr në stërvitje me kuqezinjtë

14:58 - 24/03/26
Para
Lulzim Basha uron besimtaret mysliman per festen e Nates se Kadrit

Lulzim Basha uron besimtaret mysliman per festen e Nates se Kadrit

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 25 Mars 2026

07:42 - 25/03/26

Dashi Çiftet do kalojnë një dite te lumtur pranë atij qe dashurojnë dhe nuk do duan te qëndrojnë larg për...

Lexo më shumë
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 25 Mars 2026

07:38 - 25/03/26
Çfarë ndodhi? Adriatik Lapajt mbyll protestën pas 108 ditëve

Çfarë ndodhi? Adriatik Lapajt mbyll protestën pas 108 ditëve

23:57 - 24/03/26
Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë

Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë

22:53 - 24/03/26
Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri

Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri

22:36 - 24/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com