Bledar Slemanaj ka dalë ditën e sotme përballë Gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë. Ai akuzohet për vrasjen e shokut të tij, Xhuljano Bullarin.
Dinamika e ngjarjes
Askush nuk e priste që zanafilla e atentatit në Vlorë, do të ishte një miqësi e vjetër e autorit Bledar Selmanaj dhe viktimës Xhuljano Bullari. Ortakëria e dy të rinjve ka nisur që nga ambientet e burgut, ku të dy diskutonin për pazare droge, e mesa duket bashkëpunimi ka dështuar, cka u desh që të përdorej armë.
I arrestuari për krimin, Bledar Selmanaj ka dëshmuar në polici se gjithçka nisi për 3 mijë euro drogë, që i riu, tashmë i pajetë, e pagoi me lekë false.Sakaq kujtojmë se Xhuljan Bullari i cili u vra me plumb në kokë në Babicë të Vlorës, me të dyshuarin Bledar Selmanaj kishte patur miqësi të ngushtë në burg.
Xhuljano u lirua para dy vjetëve kurse Selmanaj më datë 5 të këtij korriku. Të dy jashtë hekurave vendosën të vazhdonin miqësinë dhe të fitonin para me tregtinë e drogës, ka treguar në polici kur u arrestua 39-vjecari. Bëhet fjalë për 100 kg hashash të presuar që Selmanj negocio mes miqve të tij dhe të shokut të burgut. Shitja u bë në Elbasan por pala e viktimës pagoi me para false. Ky ka qenë dhe momenti i krisjes mes miqësisë zënë në qeli.