GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Të dhënat e Eurostat për shëndetësinë, PD: Shpenzimet për shëndetin u kushtojnë shqiptarëve 34 herë më shumë se mesatarja e BE. Nuk ka shëndetësia falas, vetëm PPP korruptive

17:40 - 28/08/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Të dhënat e Eurostat për shëndetësinë, PD: Shpenzimet për shëndetin u kushtojnë shqiptarëve 34 herë më shumë se mesatarja e BE. Nuk ka shëndetësia falas, vetëm PPP korruptive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me anë të një postimi në facebook, deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Albana Vokshi, i është referuar të dhënave të Eurostat sa i përket pandemisë në vend dhe thekson se shëndetësia falas është mashtrimi më i madh i Edi Ramës.

Sipas saj, shpenzimet për shëndetin u kushtojnë shqiptarëve 34 herë më shumë se mesatarja e BE dhe shton se vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë, ka kostot më të larta për kujdesin për shëndetin.

Reagimi i plotë

Shëndetësia falas mashtrimi më i madh i Edi Ramës! Eurostat: Shqiptarët paguajnë 34 herë më shumë për shëndetin se mesatarja e Bashkimit Europian.

Ndërsa kreu i pakicës me vota të vjedhura i thur lavde dështimeve të tij, e vërteta e hidhur shpaloset përditë në jetën e çdo shqiptari. Sidomos në ato fusha ku propaganda e zhurmshme përpiqet të përmbysë realitetin.

Të dhënat e fundit të EUROSTAT tregojnë se në raport me fuqinë blerëse, shpenzimet për shëndetin u kushtojnë shqiptarëve 34 herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian. Pra vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë, ka kostot më të larta për kujdesin për shëndetin.

A mund të jetë ‘shëndetësia falas’ më e shtrenjta në Europë? Patjetër që jo! Shqiptarët e provuan në xhepat e tyre dështimin e reformës të trumbetuar me forcë për kaq vite, që në të vërtetë nuk ishte gjë tjetër veçse një pretekst për të plaçkitur shqiptarët me PPP-të korruptive.

Koston e kësaj qytetarët e ndjenë edhe më shumë në kohë #pandemie, ku dështimi u bë edhe më tragjik prej jetëve të humbura në raport me popullsinë për shkak të një sistemi shëndetësor të drobitur nga PPP-të, ndërkaq familjet shqiptare të braktisura në fatin e tyre, u detyruan të përballen me virusin duke hyrë në borxhe apo me kursimet e pakta.

Ky bilanc i zi është edhe arsyeja pse Edi Rama nuk lejon zgjedhje të lira, është arsyeja pse i masakron ato në bashkëpunim me klientët e tij dhe krimin e organizuar, sepse ai nuk e fiton dot kurrë besimin e qytetarëve që e kanë ndjerë dhe e ndjejnë në jetën e tyre të përditshme, peshën e tmerrshme të keqqeverisjes së tij të korruptuar.

Partia Demokratike, bashkë me shumicën e shqiptarëve që kërkojnë me forcë ndryshimin që u është mohuar me dhunë në 25 prill, është e vendosur në luftën e saj për kthimin e demokracisë, si parakusht për të pasur një qeveri që punon në interes të familjeve shqiptare dhe jo të një pakice të babëziturish.

Etiketa: EurostatPandemia

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, humb jetën drejtuesi dhe mbetet i plagosur pasagjeri

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, humb jetën drejtuesi dhe mbetet i plagosur pasagjeri

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com