GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Foto/ Ushtarët e vrarë në Afganistan

16:25 - 29/08/21
në Botë, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto/ Ushtarët e vrarë në Afganistan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Joe Biden po zhvillon një turne solemn nderimi për 13 ushtarët amerikanë që gjetën vdekjen në sulmin vetëvrasës të enjten pranë aeroportit të Kabulit.

Presidenti dhe Zonja e Parë Jill Biden shkuan në Delauer për një takim me familjet e të vrarëve dhe për të pritur me homazhe trupat e të rënëve që kthehen nga Afganistani.

Ushtarët e vrarë ishin nga moshat 20-31 vjeç, të ardhur nga një numër shtetesh. Një ndër to, një marins 20-vjeçar priste të bëhej baba brenda tre javësh, si dhe një 22-vjeçar, pjesëtar i marinës ushtarake në bisedën e fundit me nënën para se të vritej, kishte thënë se ishte i bindur që do të kthehej gjallë sepse “kam shokët përkrah”, siç ishte shprehur ai në bisedë.

Pesë prej tyre ishin në të 20-tat e hershme, të lindur rreth ose pak pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 që u bënë shkak për ndërhyrjen ushtarake amerikane në Afganistan.

Ata ndodheshin në Afganistan si pjesë e kontigjentit të fundit që po mundësonte evakuimin e civilëve dhe më pas pajisjeve ushtarake për të realizuar tërheqjen e plotë të Shteteve të Bashkuara nga ky vend.

“Këta 13 ushtarë që humbëm ishin të gjithë heronj, të cilët bënë sakrificën më të lartë për idealet e Amerikës, ndërkohë që shpëtonin jetët e të tjerëve,” tha presidenti në një deklaratë të shtunën.

Aeroporti në Dover të Delauerit është një ndër kryesorët për të pritur trupat e të rënëve në arkivole të mbështjellë me flamurin amerikan. Megjithëse ka marrë pjesë në ceremoni të ngjashme më parë për të nderuar të rënët në konflikte, është hera e parë që zoti Biden e bën këtë si president i Shteteve të Bashkuara.

Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë thotë se Shtetet e Bashkuara kanë kapacitetet e nevojshme për të evakuuar rreth 300 shtetas amerikanë që ende ndodhen në Afganistan dhe duan të largohen para tërheqjes së plotë të 31 gushtit. Komentet i bëri të dielën këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, i cili shtoi se aktualisht Shtetet e Bashkuara nuk kanë në plan të kenë një prani diplomatike në Afganistan pas tërheqjes përfundimtare të trupave.

Rreth 280 vetë që ende ndodhen në Afganistan nuk kanë njoftuar ende Departamentin e Shtetit nëse duan të largohen apo të qëndrojnë në këtë vend.

Zoti Sullivan tha se ShBA ka dëshmuar në rrethana të tjera se është në gjendje të mposhtë kërcënimet terroriste pa nevojën e një pranie të madhe trupash tokësore.

Presidenti Biden është zotuar të vazhdojë goditjet ajrore kundër ISIS-it, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e përgjakshëm të së enjtes./voa

Etiketa: Kabulsulmite vrareushtar amerikan

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Para
ÇFARË NDODH BRENDA HOTELEVE KU JANË STREHUAR AFGANËT?

ÇFARË NDODH BRENDA HOTELEVE KU JANË STREHUAR AFGANËT?

TË FUNDIT

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë
Aktualitet

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26

Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi qeverinë se ka mashtruar pensionistët me skemën e bonusit për zgjedhje. Në konferencën e...

Lexo më shumë
Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

12:53 - 07/04/26
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

12:22 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com