GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Më shumë se 2.5 milionë shqiptarë kanë depozitë bankare, rritet pesha e grave

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Më shumë se 2.5 milionë shqiptarë kanë depozitë bankare, rritet pesha e grave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gratë po fitojnë terren si depozituese në sektorin bankar.

Të dhënat e INSTAT dhe Bankës së Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar 43.5% e depozituesve në banka ishin gra.

Kjo shifër është në rritje për të dytin vit radhazi. Për vitin 2019, gratë përbënin 42.7% të depozituesve, ndërsa për vitin 2018, 41.9%.

Burrat vazhdojnë të dominojnë në strukturën e llogarive të depozitave bankare sipas gjinisë, me 56.5% të totalit. Megjithatë, pjesa e tyre është në rënie për të dytin vit radhazi, nga niveli 57.3% i vitit 2019 dhe 58.1% i vitit 2018.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2020 numri i llogarive depozituese të familjeve në sektorin bankar arriti në 3.74 milionë, në rritje me 7.5% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, numri i depozituesve në këtë segment arriti në 2.51 milionë, 3.3% më shumë krahasuar me vitin 2019. Numri i depozituesve përbën rreth 87% të numrit të përgjithshëm të popullsisë së Shqipërisë në fund të vitit 2020, por në këtë shifër përfshihen edhe shumë depozitues emigrant ose jo rezidentë në Shqipëri.

Shtimi i llogarive të depozitave gjatë vitit të kaluar përputhet edhe me rritjen e ndjeshme të vlerës së tyre. Pandemia nxiti prirjen për kursim mes shqiptarëve dhe në vlerë depozitat bankare vitin e kaluar u rritën me pothuajse 8%.

Një strukturë e ngjashme me depozitat vërehet edhe në llogaritë e kredive bankare, ku pjesa e burrave është lehtësisht më e lartë. Sipas Bankës së Shqipërisë, 56.8% e llogarive të kredisë iu takojnë burrave, ndërsa 43.2% grave. Krahasuar me një vit më parë, pjesa e llogarive që mbahen nga burrat është rritur me 0.2 pikë përqindje, ndërsa pjesa e grave ka rënë në të njëjtën masë.

Në fund të vitit të kaluar, numri i llogarive të lidhura me kreditë bankare në segmentin e individëve arriti në mbi 394 mijë, me një rritje prej 5.7% krahasuar me një vit më parë. Rritje më të lartë shënoi numri i huamarrësve, me 339 mijë gjithsej, 8.6% më shumë krahasuar me vitin 2019. Numri i huamarrësve është afërsisht sa 12% e numrit të përgjithshëm të popullsisë së Shqipërisë në fund të vitit.

Mbështetur në të dhënat e bazuara në Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), portofoli neto i kredisë së sektorit bankar në fund të vitit 2020 arriti vlerën e 579 miliardë lekëve ose rreth 4.7 miliardë eurove. Teprica e kredisë u rrit me rreth 5% krahasuar me një vit më parë. Kjo është rritja më e lartë e portofolit të kredisë bankare që prej vitit 2014. Rritja po vijon me ritme të larta edhe këtë vit dhe kontributin kryesor po e jep pikërisht segmenti i ekonomive familjare, ku portofoli i kredisë në mesin e këtij viti rezulton në rritje vjetore me mbi 13%. /Monitor/

Etiketa: depozite bankareInstat

Lajme të lidhura

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë
Aktualitet

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve
Breaking Views

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26
Para
Covid-19, sot hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese

Covid-19, sot hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese

TË FUNDIT

Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!
Uncategorized

Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!

12:30 - 11/09/26

Në 23 prill të këtij viti gjatë një interpelance në Parlament, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria është...

Lexo më shumë
Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

12:21 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

12:10 - 11/09/26
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26
Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com