GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Gafat me dashje të RD, Basha hakmerret ndaj Berishës

10:19 - 01/09/21
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
“RD” sulmon Berishën me deklaratën e Godoles
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rilindja Demokratike ka publikuar dy lajme të cilat kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik për shkak se dihet politika editoriale e saj. Lajmi i parë kishte në fokus akuzat ndaj kunatit të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha. RD shkruante se “Pas projektit 2 miliardë dollarë i trumbetuar fort nga Qeveria dhe kryeministri Edi Rama, për ndërtimin e një porti turistik në Durrës, fshihet kunati i Lulzim Bashës, kreut të PD, Erion Isufi dhe jo një kompani arabe siç thuhej.”

Lajm i publikuar nga “Rilindja Demokratike” mbante pikërisht foton e kunatit të Bashës, Erion Isufi. Lajmi qëndroi një kohë të gjatë në faqe dhe më pas u fshi. Nuk dihet nëse ishte lapsus apo ishte një sulm i qëllimshëm.

Ndërsa një ditë më parë anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole tërhoqi vëmendjen e publikut me qëndrimin e saj pro largimit të Sali Berishës nga PD për shkak se tashmë është pjesë e listës së zezë amerikane. Në një intervistë për një mediat, Jonila Godole dha një qëndrim pro amerikan, por duke kërkuar ndarjen përfundimtare të PD nga ish lideri historik i saj.

Por ajo që spikati ishte kur krejt papritur Rilindja Demokratike i dha zë këtij mesazhi duke e publikuar deklaratën Godoles. Organi zyrtar i Partisë Demokratike e mbajti për disa çaste të publikuar lajmin.

Por, në mënyrë të beftë, “bomba” e Godoles u fshi dhe redaksia e RD kërkoi ndjesë lexuesve për shkrimin e publikuar, ndjesë e cila mesa duket ishte edhe për lexuesin Sali Berisha.

Qëndrimet e Godoles shkaktuan jo pak zhurmë në PD pasi në telefonat e të zgjedhurve të ri mbërriti një sms nga kryetari i grupit parlamentar, Alfred Rushaj, i cili u ka dërguar drejtuesve të rinj ku i kërkon që të mos dalin në intervista mediatike, apo të japin qëndrime për çështje të caktuar, pa u koordinuar më parë me linjën politike të partisë.

Të dy këto qëndrime të publikuara nga Rilindja Demokratike më pas u fshinë, por mbetet e paqartë se cili ishte qëllimi, sulmi në shkrimin e parë dhe hakmarrja në të dytin, apo ashtu sikundër pretendohet thjesht një lapsus. A mund të jetë lapsus sulmi i RD ndaj kryetarit aktual të PD dhe ish kryetarit të saj?

Etiketa: berishaGodolelajmsulm

Lajme të lidhura

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin
Aktualitet

Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin

13:52 - 12/09/25
Para
Bebe Rexha dhuron 10 mijë dollarë për spitalin e Dibrës: S’ka furnizime

Bebe Rexha dhuron 10 mijë dollarë për spitalin e Dibrës: S’ka furnizime

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com