GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Merkel më 14 shtator në Tiranë. Përjashton Vuçiçin, takim edhe me Kurtin

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Merkel më 14 shtator në Tiranë. Përjashton Vuçiçin, takim edhe me Kurtin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, më 14 shtator do të bëjë vizitën e fundit si kancelare jashtë shtetit. Ajo ka zgjedhur Shqipërinë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Iniciativa e nisur nga Merkel dhe e pagëzuar si “Procesi i Berlinit” është ndërmarrja dhe suksesi më i madh i kancelares, e cila tashmë po afron dy dekada në pushtet.
Ky takim në Tiranë është edhe një tentativë e fundit që Merkel t’i japë një shtytje partisë së saj, Unionit Kristian-Demokratik (CDU), në zgjedhjet që pritet të mbahen më 26 shtator.

Wshtw zgjedhur pikwrisht Tirana , si notë falënderuese e Merkel-it për qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Edi Rama, si lideri më aktiv dhe influencues në shtyrjen përpara të synimeve të Procesit.
Merkel e ka vlerësuar në vazhdimësi rolin që ka luajtur Rama dhe kabineti i tij në zvogëlimin e armiqësive në Ballkan dhe relaksimin e raporteve, deri te normalizimi i komunikimit.

“Berlini zyrtar konsideron se Tirana dhe Rama për këto vite kanë relaksuar marrëdhëniet e vendeve të Ballkanit, veçanërisht me vizitat e ndërsjella në Tiranë dhe Beograd, të cilat ishin në fillim me armiqësi, por më pas me tone të relaksuara”, ka thënë burimi për AP.
Në këtë vizitë, Merkel do të takojë të gjithë liderët e shteteve ballkanike, me përjashtim të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç (takimet bëhen në nivel kryeministrash).

Kancelarja, pas takimeve, për të përcjellë mesazhin e saj, do të mbajë edhe një konferencë për media.
Takimin e fundit, ajo pritet ta ketë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ku temë diskutimi do të jenë rrugëtimi në procesin e Berlinit dhe agjenda gjermane në Ballkan.

Procesi i Berlinit
Procesi i Berlinit, i filluar në vitin 2014 me iniciativën personale të Angel Merkel-it, u shndërrua në arritjen kryesore në politikën e jashtme të kancelares.
Konsiderohet si një nga sukseset në zbehjen e ndasive historike dhe pajtimin e përgjithshëm për një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian, duke marrë parasysh komplikimet e raporteve ndërshtetërore në Ballkan.

Procesi ka filluar me objektiva konkrete, por modeste, siç ishte lehtësimi i bashkëpunimit rajonal në mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor (WB6) – Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë – por me vizionin që t’iu ndihmohet në përmbushjen e kritereve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian (BE).

Komponenti i tij më i rëndësishëm është e ashtuquajtura “Agjenda e Konektivitetit”, e cila fillimisht synonte që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i lidhë mes vete në fushat e transportit dhe energjisë, dhe më vonë kjo lidhje të zgjerohet edhe në shkëmbimin për rininë dhe në bashkëpunimin ekonomik.
Samitet e mbajtura në kryeqendrat e Evropës ndihmuan në vendosjen e komunikimit ndërmjet liderëve të Ballkanit, si dhe në dizajnimin e disa projekteve infrastrukturore dhe të iniciativave rajonale.

Projektet e miratuara për secilin shtet të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor financohen pjesërisht nga mekanizmat e BE-së dhe pjesërisht nga vetë këto shtete.

Agjenda e Konektivitetit kombinon politikat dhe infrastrukturën, duke ndërlidhur kështu shtetet ndërmjet vete dhe me BE-në.

Për shkak të Procesit të Berlinit, qeveritë kanë vendosur një rrjet gjithëpërfshirës rajonal të infrastrukturës, duke e bërë kështu Ballkanin Perëndimor pjesë të Rrjetit Trans-Evropian të Transportit (TEN-T).

Gjithashtu, Procesi i Berlinit ka gjeneruar edhe iniciativa të lidhjeve rajonale, siç janë bashkëpunimi në energji, Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO), krijimi i një Zone Ekonomike Rajonale dhe nënshkrimi i Traktatit të Komunitetit të Transportit.

Megjithatë, suksesi i iniciativës së nisur me Procesin e Berlinit varet nga përmirësimi i marrëdhënieve në mes vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Prandaj, në vitin 2015, qeveritë kanë aprovuar një Deklaratë për Bashkëpunim Rajonal dhe për Zgjidhjen e Çështjeve Bilaterale.

Lajme të lidhura

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri
Breaking Views

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

23:37 - 04/06/26
Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së
Breaking Views

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së

20:12 - 04/06/26
Shfaqet “grupi nismëtar” me 5 kërkesa para Kryeministrisë: Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit!
Breaking Views

Shfaqet “grupi nismëtar” me 5 kërkesa para Kryeministrisë: Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit!

20:05 - 04/06/26
Para
Covid-19, Maqedonia e Veriut si Kosova ashpërson masat në kufi

Covid-19, Maqedonia e Veriut si Kosova ashpërson masat në kufi

TË FUNDIT

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri
Breaking Views

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

23:37 - 04/06/26

Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan ka miratuar këtë të enjte kandidaturën e Gjeneralit Eric Wendt si ambasadorin...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë në Vlorë, një person mbetet i plagosur rëndë

Të shtëna me armë në Vlorë, një person mbetet i plagosur rëndë

23:00 - 04/06/26
Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri

21:28 - 04/06/26
Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin

20:56 - 04/06/26
Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit

20:55 - 04/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetCasibom