GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Red Hot Chili Peppers shet katalogun e tij muzikor

në Art & Kulturë, Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Red Hot Chili Peppers shet katalogun e tij muzikor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi amerikan i Alternative Rock, The Red Hot Chili Peppers i ka shitur katalogun e këngëve të tij njërit prej gjigantëve të menaxhimit të të drejtave muzikore, “British Hipgnosis”, për një shumë të vlerësuar midis 140 dhe 150 milionë dollarë, sipas revistës “Billboard”.

I themeluar në vitin 1983, Red Hot Chili Peppers ra në sy vetëm në 1992 me albumin e tyre “Blood Sugar Sex Magik”, nga i cili është marrë pjesa “Under The Bridge”, që mbetet suksesi i tyre më i madh deri më sot.

Në total, grupi i udhëhequr nga këngëtari Anthony Kiedis dhe basisti Flea vendosën shtatë albume në 10 shitjet më të mira në SHBA, përfshirë “Californication”, që ka shitur mbi 15 milionë kopje në botë.

Që nga fillimi dhe listimi i tij në Bursën e Londrës në 2018, Hipgnosis ka mbledhur më shumë se 1,1 miliardë stërlina (1,5 miliardë dollarë).

Për të financuar blerjen e katalogut Red Hot Chili Peppers, fondi investues kreu një rritje kapitali, që i mundësoi grumbullimin e rreth 15 milionë dollarë, sipas dokumenteve të lëshuara nga London Stock Exchange, LSE.

I krijuar nga ish-menaxheri i Elton John dhe Iron Maiden, Merck Mercuriadis, fondi ka investuar disa qindra miliona dollarë në të drejtat e muzikës me një ritëm të qëndrueshëm.

Ai tani kontrollon një seri klasike të muzikës Folk, si edhe të drejtat për dhjetra hite të fundit, duke përfshirë “Shape of You” nga Ed Sheeran dhe “Uptown Funk!” nga Bruno Mars.

Etiketa: RED HOT CHILI PEPPERS

Lajme të lidhura

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar
Botë

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar

14:55 - 07/10/26
Para
Identifikohet viktima e atentatit në Vlorë, pronari i një lokali

Identifikohet viktima e atentatit në Vlorë, pronari i një lokali

TË FUNDIT

Tre aksidente brenda 30 minutash në Rrugën e Arbrit, plagoset rëndë një grua në Klos
Aktualitet

Tre aksidente brenda 30 minutash në Rrugën e Arbrit, plagoset rëndë një grua në Klos

13:49 - 31/10/26

Tre aksidente rrugore janë regjistruar brenda një harku kohor prej vetëm 30 minutash në fshatin Fshat të Bashkisë Klos, në...

Lexo më shumë
Protesta në Tiranë/ I madh dhe i vogël në këmbë, dy fëmijë ulen përballë policisë te Ministria e Arsimit

Protesta në Tiranë/ I madh dhe i vogël në këmbë, dy fëmijë ulen përballë policisë te Ministria e Arsimit

13:42 - 31/10/26
Noka: Do t’i mbështesim studentët në protestën e tyre, shqiptarët kërkojnë sot shtet

Noka: Do t’i mbështesim studentët në protestën e tyre, shqiptarët kërkojnë sot shtet

13:36 - 31/10/26
Me foton e Musine Kokalarit, protestuesja: Shqipërisë i duhen njerëz që e duan vendin, shpresoj shumë te kjo revoltë

Me foton e Musine Kokalarit, protestuesja: Shqipërisë i duhen njerëz që e duan vendin, shpresoj shumë te kjo revoltë

13:29 - 31/10/26
“Rama në burg, Belinda në burg”, jehojnë thirrjet në protestën e studentëve dhe qytetarëve te Ministria e Arsimit

“Rama në burg, Belinda në burg”, jehojnë thirrjet në protestën e studentëve dhe qytetarëve te Ministria e Arsimit

13:22 - 31/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com