GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Spitalet rajonale të Kosovës përballen me mungesë të stafit shëndetësor, merren masa

17:53 - 02/09/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Spitalet rajonale të Kosovës përballen me mungesë të stafit shëndetësor, merren masa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në spitalet e përgjithshme në disa komuna të Kosovës, ku po trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus, ka mungesë të stafit shëndetësor. Kështu thonë për Radion Evropa e Lirë, udhëheqësit e këtyre spitaleve.

Më 18 gusht, Qeveria e Kosovës pati miratuar vendimin për rritjen e stafit shëndetësor që do të merren me menaxhimin e pandemisë dhe procesin e imunizimit.

Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje me shkrim, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se 1,116 punëtorë shëndetësorë, do të fillojnë punën gjatë kësaj jave.

Ndërkaq, edhe 422 mjekë dhe infermierë të tjerë do të rekrutohen së shpejti.

Numri i pacientëve të shtirë në shtatë spitalet e përgjithshme më 2 shtator është 799 pacientë, 682 të konfirmuar me koronavirus dhe 642 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Pejës prinë me numrin më të madh të pacientëve me COVID-19, gjithsej 210 pacientë, pasuar nga spitali i Prizrenit me 165 pacientë, Gjilanit 138 dhe Gjakovës 125.

Një pacient me COVID-19 duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Foto nga arkivi.

Për situatën në spitalin e Pejës, Radio Evropa e Lirë ka provuar të flas me udhëheqësit atje, por ata nuk janë përgjigjur.

Megjithatë, sipas informacioneve që ka marrë Radio Evropa e Lirë në këtë spital, për shkak të numrit të madh të pacientëve që po kërkojnë hospitalizim, ata janë duke punuar në vende të improvizuara.

Ndërkohë, në spitalin e përgjithshëm në Gjakovë, ka kapacitete të mjaftueshme për hospitalizim të pacientëve.

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. 26 gusht 2021.

Drejtori i këtij spitali, Hilmi Shala, tha për Radion Evropa e Lirë se aktualisht janë duke u përballur vetëm me mungesë të stafit shëndetësor.

Ky spital, tha Shala, ka 175 shtretër në dispozicion. Maksimumi i pacientëve të shtrirë, ka shkuar deri në 140. Aktualisht të shtrirë janë 125 pacientë.

“Sa i përket barnave bazike që kërkohen për trajtim të pacientëve me COVID-19, i kemi të gjitha në dispozicion, po ashtu oksigjen ka sasi të mjaftueshme. Material mbrojtës, si maska, dorëza e të tjera ka sasi të mjaftueshme. Problem kemi me staf shëndetësor. Kemi mungesë të infermierëve”, thotë Shala.

Stafi shëndetësor, duke i pritur pacientët me koronavirus, në Klinikën Infektive, në Prishtinë, më 26 gusht 2021.

Edhe, drejtori i spitalit të përgjithshëm në Prizren, Afrim Avdai, tha për Radion Evropa e Lirë se kanë mjaftueshëm shtretër për pacientët që kanë nevojë për hospitalizim. Por, edhe në këtë spital ka mungesë të stafit shëndetësor.

“Por, qeveria ka rekrutuar staf të ri dhe jemi në pritje të ardhjes së tyre dhe sistemimit në vendet e punës”, thotë ai.

Me mungesë të stafit shëndetësor po përballet edhe spitali i përgjithshëm i Gjilanit, thotë Ukshin Ismjali, drejtor në këtë spital.

“Vështirësitë janë për shkak të mungesës së resurseve humane. Por, po mundohemi të punojmë me këtë staf që kemi. Askush nga kolegët nuk ka refuzuar punën shtesë dhe janë të gatshëm të punojnë. Por, po besojmë që Ministria e shëndetësisë do të veprojë shpejt që të sjell staf shtesë”, thotë Ismajali për Radion Evropa e Lirë.

Kosova është duke kaluar nëpër një valë të rëndë të pandemisë së koronavirusit.

Të enjten u konfirmuan edhe 32 viktima nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për 1.612 raste pozitive.

Për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me COVID-19, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka ndërprerë dhënien e disa shërbimeve spitalore jourgjente në sallat kirurgjike. / REL

Lajme të lidhura

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur
Botë

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur

11:56 - 04/02/26
Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Aktualitet

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

11:28 - 04/02/26
Reuters: SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane
Botë

Reuters: SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane

19:35 - 03/02/26
Para
Bajrami: Shqipëria ka shumë kualitete, shpresoj të luaj me Hungarinë

Bajrami: Shqipëria ka shumë kualitete, shpresoj të luaj me Hungarinë

TË FUNDIT

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)
Aktualitet

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një person...

Lexo më shumë
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26
“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com