GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Veliaj, “kurbani” i Ramës?!

13:00 - 03/09/21
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj, “kurbani” i Ramës?!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

EDITORIAL

Kreu i socialistëve Edi Rama prezantoi sot ekipin për qeverinë në mandatin e tretë, ku disa emra të vjetër i rezistuan kohës, ndërsa shumë emra të rinj iu bashkuan kabinetit të kryeministrit. Anëtarësia brohoriti kur Rama përmendi emrat dhe nuk pipëtiu, kur emri i radhës nuk ishte ai i menduari. Një prej tyre që u vu re ishte edhe ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, një njeri i besuar i Fatmir Xhafës, e cila gjeti ngushëllim te krahët e kolegeve, të cilat do i përfaqësojë në rolin e vetëm që do të ketë në Partinë Socialiste, Sekretariati për Gruan Socialiste.


Një goditje e fortë ishte edhe për Taulant Ballën, i cili nuk e kapërdiu zëvendësimin me Damian Gjiknurin, që nuk e la pa e thumbuar, teksa i tha se “nuk ka tërmet në Elbasan”. Por, ajo nuk pritej, por që duket se është ftohur më shumë është marrëdhënia e Edi Ramës me Erion Veliajn, një nga personat që po projektohet prej vitesh për marrjen e drejtimit të Partisë Socialiste. Projektimi për hir së vërtetës ka nisur që me goditjen e Saimir Tahirit, ku një dorë të mirë ia dha Ramës njerëzit e drejtësisë së Fatmir Xhafës, të cilin tentoi ta mbante jashtë parlamentit, duke e futur në listë jo fituese, por që ia doli të mbledhë vota personale dhe të kapërcejë të besuarit e kryetarit të partisë, duke shfrytëzuar të gjitha burimet dhe të ardhurat e krijuara nga investimet që në vite kishte bërë në drejtësi e respektivisht në bandat e krimit. Megjithatë duket se tashmë për drejtësinë do të kujdeset Ulsi Manja, një tjetër funksionar që është kujdesur që herët që njerëzit e tij të jenë në strukturat e posaçme, siç është edhe SPAK.


Por le të kthehemi te Lali Eri! Në projeksionet e Partisë Socialiste, ai kishte planifikuar që të paktën 3-4 njerëz të besueshëm të tij do të fitonin poste ministrash, që nga Mazniku, Gogu, e disa vajza punëtore. Megjithatë, kur Rama artikuloi emrin e Erion Veliajt, ai ishte vetëm si drejtues politik i qarkut të Tiranës dhe asgjë më shumë, funksion që në fakt e mbajti në zgjedhjet e 25 prillit, por që nuk u shpërblye me asgjë tjetër. Dhe, veç Veliajt, i besueshmi tjetër Arbjan Mazniku mori vetëm drejtimin e akademisë politike, duke i përcjellë mesazhin se vetëm kur shkollarët e Partisë Socialiste të vijnë në poste drejtuese, atëherë mund të vijë dhe Erion në krye të kësaj partie. Por vetëm kaq. Asnjë prej besnikëve të Veliajt nuk është në qeveri dhe vetë kryebashkiaku nuk është as anëtar kryesie i PS.


Madje, nga kjo betejë duket se Veliaj humbi dhe një tjetër betejë të zhvilluar larg vëmendjes së publikut, ajo me njeriun e besuar të Ramës, Ogerta Manastirliun. Për ata që nuk kanë qenë të vëmendshëm, ose nuk e dinë, besnikët e Veliajt patën një përplasje të fortë me Manastirliun gjatë fushatës elektorale, pasi nuk pranuan të punojnë për të, duke iu shprehur me arrogancë se ne punojmë për Erion Veliajn. Por Manastirliu u rikonfirmua në qeverinë “Rama 3”, duke i dhënë një mësim Erion Veliajt që mos t’i tregojë arat njerëzve të “babait politik”, ose ndoshta një ftohje siberiane, e cila mund të çojë edhe “Lalin e dashur” drejt rrugës që i dha edhe Saimir Tahirit.

Etiketa: EditorialRama

Lajme të lidhura

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin
Aktualitet

Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin

13:52 - 12/09/25
Para
Kontrolle blic në Durrës, 4 të arrestuar, gjenden armë e sende të paligjshme

Kontrolle blic në Durrës, 4 të arrestuar, gjenden armë e sende të paligjshme

TË FUNDIT

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se...

Lexo më shumë
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com