Shumë pranë banesave në kodrat e fshatit Zhulaj, në njësinë administrative Krahës në Memaliaj ka rënë zjarr.
Vatra vijon të jetë aktive që nga mesdita e së premtes duke u përhapur akoma edhe më shumë. Sipas asaj që thonë banorët, tashmë të rrezikuara janë edhe shtëpitë e fshatit.
Ndërhyrja me mjete për vënien në kontroll të situatës është e vështirë si pasojë e terrenit të pyllëzuar dhe malor.