GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Qeveria i jep tenderin për makinën e blinduar ofertës më të lartë, KPP e anulon për shkelje: Kritere konfuze

16:39 - 04/09/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria i jep tenderin për makinën e blinduar ofertës më të lartë, KPP e anulon për shkelje: Kritere konfuze
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Prokurimit Publik ka shpallur të pavlefshëm tenderin për mirëmbajtjen e makinës së blinduar në pronësi të shtetit ku fitues ishte shpallur oferta më e lartë.

Ankesat e 2 kompanive të skualifikuara nga gara, kanë kërkuar rishikimin e vendimit për përjashtimin nga procesi. Për kontratën shfaqën interes 4 subjekte dhe fitues është përzgjedhur “Power Industries” me ofertën 3 milionë e 490 mijë lekë, vetëm 9700 lekë më pak se fondi limit i vendosur në dispozicion.

Pretendimet e dy kompanive që kishin paraqitur ofertë më të ulët nuk u morën në konsideratë nga autoriteti kontraktor i cili vazhdoi me procedurat, duke e çuar rastin në KPP.

Sipas vendimit të KPK, arsyeja e skualifikimit të tenderit është se kishte të bënte me plotësimin nga ana e operatorëve ekonomikë pjesëmarrës të skemës së montimit për pjesët e këmbimit, i cili është një kriter që nuk është përcaktuar qartë dhe saktë, ku për rrjedhojë ka sjellë konfuzion jo vetëm tek të gjithë operatorët ekonomikë pjesëmarrës, por edhe tek anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, gjatë procesit të shqyrtimit e të vlerësimit të ofertave në procedurën objekt-ankimi.

Si rrjedhojë Komisioni i Prokurimit Publik vendosi se për shkak të situatës konfuze të krijuar nga mos përcaktimi i qartë i kritereve të përzgjedhjes së fituesit, përbën shkak për anulimin pjesërisht të dokumenteve të tenderit të cilat përbëjnë gabime thelbësore, duke krijuar shkak për trajtim të pabarabartë dhe diskriminues për të gjithë operatorët ekonomikë si edhe konfuzion në rastin konkret për vetë autoritetin kontraktor dhe pozita të pabarabarta për vetë ankimuesit. Në këto kushte i është kërkuar Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare që të anulojë këtë procedurë dhe në rishpalljen e saj të ketë parasysh konstatimet e bëra.

Etiketa: KPPkriteremakina e blinduarqeveriatenderi

Lajme të lidhura

“Rama bëri elegji”, Berisha: Lubia e paprekshme, SPAK-u zero me bisht!
Breaking Views

“Rama bëri elegji”, Berisha: Lubia e paprekshme, SPAK-u zero me bisht!

13:00 - 09/03/26
Rama nxjerr sekretin hetimor: Prokurori i SPAK kërkoi arrestimin me një incizim të dy grave
Breaking Views

Rama nxjerr sekretin hetimor: Prokurori i SPAK kërkoi arrestimin me një incizim të dy grave

12:23 - 09/03/26
Rama “rehabiliton” ish-ministrin e Enverit, Beqir Ballukun: E duan Belindën në burg pa gjyq, si gjyshi i vet…
Breaking Views

Rama “rehabiliton” ish-ministrin e Enverit, Beqir Ballukun: E duan Belindën në burg pa gjyq, si gjyshi i vet…

12:00 - 09/03/26
Para
Policia vijon kontrollet në akset rrugore, pezullohen dhjetëra patenta

Policia vijon kontrollet në akset rrugore, pezullohen dhjetëra patenta

TË FUNDIT

“Rama bëri elegji”, Berisha: Lubia e paprekshme, SPAK-u zero me bisht!
Breaking Views

“Rama bëri elegji”, Berisha: Lubia e paprekshme, SPAK-u zero me bisht!

13:00 - 09/03/26

Elegji! Kështu e ka konsideruar kreu i PD Sali Berisha fjalën prej rreth 1 orë e 30 minuta të kreu...

Lexo më shumë
Shtyhet seanca e parë në themel për Veliajn, avokatja kërkoi njohjen me dokumentet

Shtyhet seanca e parë në themel për Veliajn, avokatja kërkoi njohjen me dokumentet

12:49 - 09/03/26
Emërohet Zëvendësdrejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, kush është hetuesi i përzgjedhur

Emërohet Zëvendësdrejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, kush është hetuesi i përzgjedhur

12:37 - 09/03/26
Rama nxjerr sekretin hetimor: Prokurori i SPAK kërkoi arrestimin me një incizim të dy grave

Rama nxjerr sekretin hetimor: Prokurori i SPAK kërkoi arrestimin me një incizim të dy grave

12:23 - 09/03/26
Rama “rehabiliton” ish-ministrin e Enverit, Beqir Ballukun: E duan Belindën në burg pa gjyq, si gjyshi i vet…

Rama “rehabiliton” ish-ministrin e Enverit, Beqir Ballukun: E duan Belindën në burg pa gjyq, si gjyshi i vet…

12:00 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com