Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur në Çerem shtetasin Altin Ismajlisufi.
Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, me të cilën autori kreu vrasjen.
Autori i dyshuar po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.