GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Tiranë, banorët e Komunës së Parisit prej ditësh pa ujë

19:14 - 04/09/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Tiranë, banorët e Komunës së Parisit prej ditësh pa ujë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, prej disa ditësh janë pa ujë. Lajmin e bën ditur anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gert Bogdani, i cili thotë se është e papranueshme që një lagje e tërë e Tiranës të mos furnizohet me ujë!

Kjo situatë e përsëritur ndodh në një kohë që ujësjellësi i Bashkisë së Tiranës paguan miliona lekë për PR dhe nuk merr asnjë masë për furnizimin me ujë dhe për cilësinë e tij.

“Me lajmërojnë banorët se Komuna e Parisit ka disa ditë pa ujë! Është e papranueshme që një lagje e tërë e Tiranës të mos furnizohet me ujë!  Ndërkohë që ujësjellësi i Bashkisë së Tiranës paguan miliona lekë për PR, jo vetëm që nuk merr asnjë masë për rritjen e cilësisë së ujit, që vazhdon të jetë i papijshëm, por për më tepër nuk garanton as furnizimin minimal të lagjeve të kryeqytetit!”, shkruan Bogdani.

Më tej, ai evidenton se ndër vite çmimi i ujit është rritur dhe pritet të katërfishohet pas një raporti të publikuar nga Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë
dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Depozitat e ujit dhe pompat vazhdojnë të jenë pjesë e panoramës së qytetit dhe përditshmërisë së banorëve! Ndërkohë edhe pagesat shtesë për ta blerë ujin e pijshëm, rëndojnë në xhepat e familjeve të Tiranës.

Problemi i ujit të pijshëm ka qenë problem edhe në disa zona të tjera të Tiranës gjatë muajve të Verës. Një ndër premtimet e Ramës që në mandatin e parë është “ujë 24 orë në çdo shtëpi”, premtim ky që artikulua edhe në fushatën elektorale para zgjedhjeve të 25 prillit.

Etiketa: Komuna e ParisitTiraneUji i pijshem

Lajme të lidhura

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…
Breaking Views

Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

20:35 - 01/04/26
Para
Ylli i Barcelonës kërkon tjetër shans, presidenti jep aprovimin, problem mbetet trajneri

Ylli i Barcelonës kërkon tjetër shans, presidenti jep aprovimin, problem mbetet trajneri

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com