GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dëshmia, u bllokua në Afganistan, amerikania tregon ankthin dhe traumën

20:37 - 04/09/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dëshmia, u bllokua në Afganistan, amerikania tregon ankthin dhe traumën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

25 vjeçarja nga Kalifornia, Nasria, shkoi në kryeqytetin afgan në qershor për të vizituar familjen dhe për t’u martuar me të dashurin e saj.

Ajo dhe bashkëshorti i saj shkuan në aeroport pasi talebanët morën kontrollin, por pa fat.

“Ishte shumë e vështirë të gjeje një vend në aeroplan. Për disa ditë fjetëm përjashta. Njerëzit shkelnin mbi njëri-tjetrin. Ishte shumë keq”, tregon ajo për Zërin e Amerikës.

Pasi fluturimi i saj i rezervuar për në Amerikë u anulua mes kaosit, ajo iu drejtua Departamentit të Shtetit për ndihmë.

“Na thanë që të shkonim në një vend të caktuar dhe dikush do të na merrte me makinë. Vendi ishte në mes të rrugës përtej aeroportit. Pritëm 12 deri 13 orë më shumë pa ngrënë dhe pa pirë, pa asgjë”, thotë ajo.

Ajo u tregoi pasaprotën talebanëve, por ata vazhduan të bllokojnë çiftin ditën dhe natën.

“Më drejtuan tytën e armës. Ushtarët amerikanë na prisnin tek porta që ne të kalonim. Por talebanët nuk na linin. Në një moment vrapova përtej tyre, por ata qëlluan me armë para këmbëve të mia, duke më urdhëtuar të kthehesha ose do më vrisnin. Kurrë në jetën time nuk kam përjetuar diçka të tillë. Ishte si skenë filmi”, tregon Nasria.

Ajo thotë se burri i saj, një shtetas afgan, madje iu lut talebanëve që ta linin bashkëshorten të futej në aeroport pa të, por ajo refuzoi që ta linte burrin pas.

“Kurrë nuk do të largohesha pa bashkëshortin tim, sepse ma thotë zemra se kurrë nuk do të kthesha në Afgansitan pasi të ikja në shtëpinë time. Po pres një fëmijë i cili ka nevojë për babanë. Më duhet bashkëshorti përkrah meje”, thotë për Zërin e Amerikës amerikania e bllokuar në Afganistan.

Tani që ushtria amerikane është larguar, thotë Nasria, talebanët janë duke kërkur për amerikanët.

“Ata po shkojnë derë më derë për të gjetur se kush ka pasaportë blu”, thotë Nasria.

Departamenti i Shtetit i ka thënë që të presë gati pasi do të gjejnë një mënyrë për ta evakuuar. Në një bisedë me Zërin e Amerikës ajo thotë se po dekurajohet çdo ditë e më shumë.

“Nuk mendoj se do të jem në gjendje të kthehem në shtëpi dhe përfundimisht kam humbur të gjitha shpresat. Kur nuk arrita të kaloj megjithëse isha vetëm 15 hapa larg aeroportit dhe më thanë se dikush do dilte dhe do më merrte, çfarë shprese mundtë kem tani?”, thotë për Zërin e Amerikës amerikania e bllokuar në Afganistan./Voa

Etiketa: Afganistanamerikanedeshmi

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Largohet nga PS? Zëvendës kryeministri nuk merr pjesë në Asamble

12 ministre në qeveri, mesazhi i koduar i Erjon Braçes: Gratë duhen që të bëjnë para burrat!

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com