GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Do të analizojë dhe do të mbledhë mijëra të dhëna, zbulohet qendra që do të informojë mbi pandemitë e ardhshme

13:23 - 05/09/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Do të analizojë dhe do të mbledhë mijëra të dhëna, zbulohet qendra që do të informojë mbi pandemitë e ardhshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pandemia e Coronës ende e mban të mbërthyer botën. Megjithëse vaksinimet po sjellin një lloj normalizimi, frika nga valë të reja pandemie mbetet. Moskoordinimi në fillim të pandemisë globale dhe dështimi për një paralajmërim të hershëm të saj, bëri të nevojshme që OBSH të përmirësojë sistemet e saj të paralajmërimit.

Për të reaguar ndaj pandemive në të ardhmen shumë më herët dhe për të marrë masat e duhura, që viruset të mos përhapen shumë shpejt, në Berlin është hapur së fundmi një qendër paralajmërimi e pandemive e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, “Global Hub for Pandemic and Epidemic Intelligence”. Në këtë qendër do të mblidhen miliarda të dhëna mbi shëndetin e kafshëve, sëmundjeve, lëvizjeve të popullsisë, pasojave të ndryshimit të klimës dhe shumë të dhëna të tjera.

Kjo do të ndihmojë që të identifikohen herët shenja që në bazë të modeleve kompjuterike do të krijojnë skenarë konkretë të kërcënimit nga pandemia.

“Mendjet më të mençura”

Qendra e re do të fillojë nga puna në muajt e ardhshëm dhe do të punojë për të çuar përpara inovacionet teknike. Qeveria gjermane dhe Ministria gjermane e Shëndetësisë i ofrojnë 100 milionë euro OBSH-së për të ngritur dhe vënë në punë qendrën e re, financimet do të vijnë edhe nga vende të tjera. Kjo do të jetë një qendër që do të mbledhë “mendjet më të mençura” nga displina dhe vende të ndryshme për të punuar për përballimin e rreziqeve shëndetësore globale, tha drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Merkel: Arrijmë shumë nëse bashkojmë forcat.

Mike Ryan, drejtor ekzekutiv i programit të emergjencës së OBSH shpjegon si do të punojë qendra e re. “Kjo qendër do të zhvillojë metoda analize super moderne, dhe do të kalojë në një nivel të ri të grumbullimit të të dhënave gjithnjë e më komplekse. Qendra do të lidhë komunitete përkatëse në të gjithë botën për të mundësuar një qasje më të mirë tek të dhënat dhe të ndahen në mënyrë më efektive.”

Merkel dhe kreu i OBSH, Ghebreyesus

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila e hapi qendrën e re të pandemive u shpreh se “Corona e pandemisë, tregoi, “se sa shumë mund të arrijmë, nëse bashkojmë forcat.” Sipas Merkel “duhet që të gjitha vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të kuptojnë, se OBSH është aq e fortë sa ç’janë edhe vendet anëtare të saj dhe se sa përgjegjësi duan t’i japin OBSH-së. Sepse atë që nuk e njohin ato nuk mund ta luftojnë, dhe nuk mund të shërojnë.” Puna e OBSH ka qenë gjithmonë një çështje zemre”, për të vlerësoi Angela Merkel (CDU). Edhe drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se pandemia na tregoi se bota “ka nevojë për një hop të dukshëm përpara në drejtim të analizës së të dhënave”.

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Përfshihet nga flakët një banesë private në Elbasan

Përfshihet nga flakët një banesë private në Elbasan

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com