Policia e Korçës ka vënë në pranga 2 persona të cilët akuzohen për vjedhjen e një çantë dore të një vajze.
Autorët me iniciale A. L., 36 vjeç dhe A. K., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 8 në Korçë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur çantën e dorës një vajze me inicialet D. M., brenda së cilës ndodheshin dokumente dhe sende personale të saj, të cilat iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu policia e Korçës ka arrestuar në lagjen nr. 17, personin me inicialet E. P., 35 vjeç, pasi u kap me një çantë me vegla pune elektriçisti, të cilën dyshohet se ia kishte vjedhur personit me inicialet P. K.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.