GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Merkel dhe Laschet, në favor të hapjes së negociatave me talebanët

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Merkel dhe Laschet, në favor të hapjes së negociatave me talebanët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur në favor të hapjes së negociatave me talebanët në Afganistan.

“Lidhur me talebanët, fakti është se natyrisht që duhet të flasim me ata, sepse tani janë ata, të cilëve duhet t’u drejtohesh”, tha Merkeli në një konferencë shtypi në Hagen, në periferi të rajonit të Ruhrit të dielën.

Ajo tha se qëllimi ishte të sigurohej që në veçanti njerëzit që kishin punuar për organizatat gjermane të zhvillimit dhe që ndiheshin të rrezikuar të nxirren jashtë vendit. Organizatat e ndihmës duhet të kenë mundësinë të ndihmojnë popullsinë e vuajtur, tha kancelarja.

Angela Merkeli ishte në rajon për t’u takuar me njerëzit e prekur nga përmbytjet e korrikut, të cilat shkretuan pjesë të Gjermanisë perëndimore.

Kreu i partisë kristjandemokrate gjermane, CDU, Armin Laschet, një kandidat potencial si pasardhës i Merkelit në postin e kancelarit pas zgjedhjeve të 26 shtatorit, tha gjithashtu se ishte e nevojshme të flitej me talebanët, shkruan agjencia e lajmeve, dpa.

Komuniteti ndërkombëtar do të duhej të formulonte qartë në një rast të tillë kushtet në të cilat do të ishte i mundur bashkëpunimi.

Ministrat e Jashtëm të shteteve të BE ranë dakord të premten për bashkëpunim të kufizuar me talibanët militantë islamikë në Afganistan.

Për të punuar me BE, talebanët duhet së pari të garantojnë se Afganistani nuk do të strehojë terroristë që mund të organizojnë sulme ndaj vendeve të tjera si në të kaluarën, tha kryediplomati i BE Josep Borrell. Në vend të kësaj, talebanët duhet të respektojnë të drejtat e njeriut, veçanërisht ato të femrave; të krijojnë një qeveri gjithëpërfshirëse; të lejojnë qasje pa pengesa për ndihmat humanitare; dhe të lejojnë shtetas të huaj dhe afganë të kërcënuar të largohen, tha Borrelli. / DW

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Kur do e bësh dasmën? Ja përgjigja e Eni Koçit

Kur do e bësh dasmën? Ja përgjigja e Eni Koçit

TË FUNDIT

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës
Aktualitet

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26

Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë paqësore...

Lexo më shumë
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com