GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Italia arrin rekord botëror, Mancini: Kështu nuk fitohet!

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Italia arrin rekord botëror, Mancini: Kështu nuk fitohet!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndeshja e së dielës me Zvicrën, e cila mbaroi me barazimin e pastër 0-0 bëri që Italia të regjistronte 36 takime pa asnjë humbje, duke arritur kështu rekord botëror si e para Kombëtare që kap këtë shifër.

Ndërsa ka folur në lidhje me këtë përballje , trajneri Roberto Mancini dukej i pakënaqur nga rezultati, megjithatë e ka cilësuar këtë moment që topi nuk kërkon të hyjë në rrjetë.

Ndryshime në formacion parasheh trajneri, me Italinë që ka 36 ndeshje pa humbje duke vendosur rekord botëror. Kampionët e Evropës kalojnë kështu Brazilin dhe Spanjën.

“Nuk ka mundësi. Besoj se është një moment i mallkuar për ne, pasi nuk ka mundësi që të mos fitojmë një ndeshje si kjo me Zvicrën në të cilën ndërtuam të paktën gjashtë ose shtatë raste të pastra për gol, pa llogaritur penalltinë.

Është një moment ku topi nuk kërkon të hyjë në rrjetë, pasi kur mendoj vetëm për atë rastin e Berardit apo edhe për goditjen e Insignes ngjitur me shtyllën, plus tentativën e Jorginho nga 11- metrat, nuk di se si ta shpjegoj ndryshe pse nuk kthehemi në Itali me tri pikë.

Kjo ishte një nga ato ndeshje që nuk duhej gabuar kurrsesi, por përsëri mendoj se ashtu si me Bullgarinë na mungoi ligësia përpara portës. Dominuam takimin në çdo detaj, skuadra bëri një ndeshje teknikisht madhështore, por goli as që dukej në horizont.

Sa i nervozuar jam? Nuk jam i nervozuar, por nuk kam as se si të jem i lumtur. Më djeg që të mos fitoj një ndeshje të cilën e luajtëm me një portë, por tani duhet të reagojmë fort të gjithë”,– u shpreh tekniku./Gijotina.com

Lajme të lidhura

Shqipëria e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën historike ndaj Uellsit, gjithçka gati në “Loro Boriçi”
Sport

Shqipëria e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën historike ndaj Uellsit, gjithçka gati në “Loro Boriçi”

21:09 - 08/10/26
UEFA Nations League/ Shqipëri-Finlandë, dalin në shitje biletat për sfidën në “Air Albania”
Sport

UEFA Nations League/ Shqipëri-Finlandë, dalin në shitje biletat për sfidën në “Air Albania”

18:45 - 08/10/26
Aleksander Ceferin pranon kërkesën unanime të 55 federatave evropiane për të kandiduar për një mandat tjetër si president i UEFA-s
Sport

Aleksander Ceferin pranon kërkesën unanime të 55 federatave evropiane për të kandiduar për një mandat tjetër si president i UEFA-s

18:03 - 08/10/26
Para
Dikur lojtar i Seria A, del nga burgu djali i ish-diktatorit Gaddafi

Dikur lojtar i Seria A, del nga burgu djali i ish-diktatorit Gaddafi

TË FUNDIT

FOTO/ Humb i moshuari në Kamëz, thirrja e policisë
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e 55-vjeçarit, dëmtohet muri rrethues dhe një automjet

08:45 - 09/10/26

Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamëz, duke...

Lexo më shumë
Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi i automjeteve

08:37 - 09/10/26
Sot dita e 130-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

Dita e 132-të e revoltës, qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Ta largojmë të keqen e këtij vendi

08:31 - 09/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:15 - 09/10/26
Jared Kushner reagon për herë të parë për Zvërnecin: Nëse miratohet shqiptarët do jenë krenarë

Jared Kushner reagon për herë të parë për Zvërnecin: Nëse miratohet shqiptarët do jenë krenarë

08:10 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com