GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha mbledh grupin parlamentar para seancës plenare

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha mbledh grupin parlamentar para seancës plenare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Demokratike, një orë para para fillimit të seancës së parë plenare për sezonin e ri parlamentar. PD kthehet në Kuvend, 30 muaj pasi braktisi mandatet në shkurt 2019.

Mësohet se, në selinë blu kanë mbërritur disa nga deputetët e zgjedhur të PD-së, mes tyre Agron Gjekmarkaj e Xhelal Mziu, ndërsa vetë kryedemokrati nuk ka mbërritur ende.

Ky është një takim rutinë mes demokratëve, por pas lajmit të dhënë një ditë më parë nga Basha, i cili përjashtoi liderin historik Sali Berisha nga grupi parlamentar, nuk mund të zhvillohet më njësoj.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar një natë më parë në ambientet e selisë blu, pati debate shumë të forta mes demokratëve. Bujar Leskaj, Flamur Noka, Albana Vokshi, Kreshnik Çollaku, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu dhe Luçiano Boçi dolën hapur kundër vendimit të marrë nga Basha duke krijuar përçarje në parti.

Mbrëmjen e djeshme, Lulzim Basha njoftoi se ka vendosur përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi sipas Bashës është personal dhe nuk e hodhi në votim, pasi nuk donte përçarje në parti.

Berisha pas këtij veprimi ka deklaruar se nuk do të krijoj një grup të ri, por do të vazhdoj betejën për të rikthyer sovranitetin e PD.  Madje, në daljen e tij për media, ai ka artikuluar dhe dorëheqjen e liderit të sotëm të opozitës, duke u shprehur se duhet të kishte dhënë dorëheqjen pesë herë para se të vriste sovranitetin e PD.

Etiketa: Lulzim BashaPD

Lajme të lidhura

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…
Breaking Views

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26
Para
Përjashtimi, çfarë do bëjë Berisha? Paralajmëroi “luftë” në PD

Berisha largohet nga grupi parlamentar i PD-së, rrjeti mbushet me meme

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com