GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Torino prezanton Berishën: Nuk do të qëndroj në stol

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Torino prezanton Berishën: Nuk do të qëndroj në stol
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse është zyrtarizuar para një muaji, skuadra e Torinos ka prezantuar Etrit Berishën ditën e sotme. Në fjalën e tij, gardiani kuq e zi ka folur për objektivat që ka me ekipin “Granada”.

“Të gjithë e dimë që Torino është një klub i madh, isha i lumtur për këtë propozim. Dija edhe vështirësitë e viteve të fundit dhe jam i bindur se mund të bëjmë gjëra të bukura, kam njohur shumë djem të zotë dhe lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Kam ndjesi të mira, mund të bëjmë një kampionat të madh.

Konkurrenca me Milinkoviç-Saviç? Kam folur me Vanjatin dhe i kam thënë që do të vija për të ndihmuar skuadrën dhe të jepja eksperiencën time. Për mua nuk ka qenë asnjëherë e sigurt prania si i parë apo i dytë. Unë besoj te puna dhe mendoj se mund të ndihmoj këtë skuadër, e di që do të kem mundësinë për të treguar vlerën time, kam besim te fakti që mund të ndihmoj skuadrën, pastaj do të vendosë trajneri se kush do të jetë titullar. Punoj për të qenë gati dhe të shfrytëzoj mundësitë e mia.

Nga kush frymëzohem? Van Der Sar, është një portier i cili jepte siguri, qetësi, i qetë dhe ka bërë gjithmonë diferencën. Edhe unë mundohem që të kem këto karakteristika, mundohem gjithmonë që t’i jap qetësi skuadrës dhe të ndihmoj shokët e skuadrës.

Loja me këmbë? Që kur isha te SPAL, trajneri Sempliçi kërkonte që portierët të luanin me këmbë, në atë periudhë jam përmirësuar. Mua më pëlqen shumë që të përfshihem në lojën me top. Tani kemi një trajner tjetër i cili do që portierët të ndihmojnë skuadrën që të dominojë. Përgatitësi ynë na ndihmon shumë në këtë aspekt.

Biseda me Rejan për Torinon? Po, me të flasim për gjithçka, është i lidhur edhe me Ferraran. Ai është një trajner ekspert i cili ka kaluar shumë dhe njeh shumë mirë një ambient të tillë”, tha Berisha në konferencën për shtyp.

Lajme të lidhura

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë
Sport

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit
Sport

Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit

08:52 - 14/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë
Breaking Views

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Para
Rama njihte lëvizjen e Bashës, me qese për votat e grisura

Rama njihte lëvizjen e Bashës, me qese për votat e grisura

TË FUNDIT

Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet
Breaking Views

Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet

20:28 - 14/11/26

Protestuesit të zhvendosur përballë Kryeministrisë kanë qëlluar me gurë drejt Kryesisë së Kuvendit. Studentët dhe qytetarët vijuan marshimin në disa segmente...

Lexo më shumë
Të pathënat e Asamblesë së PS, Rama fyen deputetët: “Pa mua jeni një m…”, Majko paralajmëron humbjen e Tiranës

Të pathënat e Asamblesë së PS, Rama fyen deputetët: “Pa mua jeni një m…”, Majko paralajmëron humbjen e Tiranës

20:20 - 14/11/26
“Nuk protestojnë kundër meje, por kundër jush”, Rama kritikon të tijtë: Më latë vetëm, ku ishit kur Tirana u dogj?

“Nuk protestojnë kundër meje, por kundër jush”, Rama kritikon të tijtë: Më latë vetëm, ku ishit kur Tirana u dogj?

19:58 - 14/11/26
Nuk shuhet protesta, qytetarët dhe studentët vijojnë tubimin, policia shton forcat para Kryeministrisë

Nuk shuhet protesta, qytetarët dhe studentët vijojnë tubimin, policia shton forcat para Kryeministrisë

19:50 - 14/11/26
BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com