GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dyshohet se ka ndërhyrë në zgjedhje, Ministria e Jashtme e Rusisë fton në bisedë ambasadorin amerikan

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dyshohet se ka ndërhyrë në zgjedhje, Ministria e Jashtme e Rusisë fton në bisedë ambasadorin amerikan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se e ka ftuar në bisedë ambasadorin amerikan në Moskë, John Sullivan, në lidhje me supozimet për ndërhyrje në zgjedhjet ruse nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas njoftimit, zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov, i ka thënë ambasadorit amerikan se, Moska posedon prova se kompanitë e teknologjisë së SHBA-së kanë shkelur ligjin rus.

Pretendimet ruse bëhen përpara zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen më vonë këtë muaj.

“Një ndërhyrje e tillë është e papranueshme”, thuhet në deklaratë.

Agjencitë shtetërore të lajmeve TASS dhe Ria Novosti raportuan se ambasadori Sullivan qëndroi në ministrinë e Jashtme ruse për rreth 20 minuta dhe nuk ka bërë komente pse ka qenë aty.

Deklarata e ministrisë ruse nuk dha detaje për shkeljet e pretenduara.

Muajt e fundit autoritetet ruse – përfshirë presidentin Vladimir Putin – kanë akuzuar vazhdimisht kompanitë e tilla si Facebook, Twitter dhe WhatsApp se nuk kanë respektuar ligjet vendore.

Kritikat kishin të bënin sa i takon ruajtjes së të dhënave personale dhe heqjes së përmbajtjes që konsiderohet e paligjshme.

Muajt e fundit, gjykatat e Moskës kanë shpallur gjoba ndaj Google, Facebook, Tëitter, WhatsApp, Telegram dhe TikTok për këto çështje.

Shumë kritikë thonë se këto masa të organeve ruse nuk kanë të bëjnë me “integritetin e internetit”. Ata kanë akuzuar autoritetet ruse se po përpiqen të shuajnë mospajtimin për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 19 shtator dhe popullaritetin në rënie të Partisë së Bashkuar në pushtet.

Etiketa: Ministria e Jashtme e Rusise

Lajme të lidhura

Përplasja Itali-Spanjë/ Kontrollet kufitare prekin 86 mijë udhëtarë në ditë, një nga linjat ajrore më të ngarkuara në Europë
Botë

Përplasja Itali-Spanjë/ Kontrollet kufitare prekin 86 mijë udhëtarë në ditë, një nga linjat ajrore më të ngarkuara në Europë

09:08 - 08/08/26
Krijohet “NATO-ja” e tri superfuqive myslimane
Botë

Krijohet “NATO-ja” e tri superfuqive myslimane

23:30 - 07/08/26
Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Para
Allegri: Mungesat? Nuk ankohem për formacionin

Allegri: Mungesat? Nuk ankohem për formacionin

TË FUNDIT

Liverpooli ka përfshirë edhe klauzolën e blerjes për Araujon – këto janë detajet e marrëveshjes
Breaking Views

Liverpooli ka përfshirë edhe klauzolën e blerjes për Araujon – këto janë detajet e marrëveshjes

23:28 - 08/08/26

Kalimi i Ronald Araujos nga Barcelona te Liverpooli në formë huazimi ka shkaktuar një prej surprizave më të mëdha të...

Lexo më shumë
Ish-ylli i Liverpoolit ribashkohet me Salahun te Trabzonspori

Ish-ylli i Liverpoolit ribashkohet me Salahun te Trabzonspori

23:00 - 08/08/26
“Po digjet Kruja”, Situatë dramatike në qytet, flakët gjigante përparojnë drejt banesave, digjen disa prej tyre

“Po digjet Kruja”, Situatë dramatike në qytet, flakët gjigante përparojnë drejt banesave, digjen disa prej tyre

22:37 - 08/08/26
Deputetja që la PS-në shfaqet në krah të protestuesve te Kryeministria

Deputetja që la PS-në shfaqet në krah të protestuesve te Kryeministria

22:25 - 08/08/26
Dita më e trishtuar e Lionel Messit, Barcelona mesazh ngushëllimi argjentinasit për humbjen e njeriut të dashur

Dita më e trishtuar e Lionel Messit, Barcelona mesazh ngushëllimi argjentinasit për humbjen e njeriut të dashur

21:31 - 08/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com